“A ju pëlqen seksi?”/ Ja si të huajt tentojnë të zhvasin shqiptarët përmes mashtrimeve në rrjetet sociale (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fenomen që po qarkullon gjerësisht kohët e fundit në rrjetet sociale është përhapja masive e llogarive fallco dhe synimi për të mashtruar e përfituar para përmes tyre.

Shpesh ju mund të keni hasur mesazhe nga të huaj në rrjete të tilla si Instagram, Facebook, por edhe në Whatsapp. Para disa kohësh një teknikë e përdorur për të zhvatur para nga të huajt ishte ajo e dërgesave të mesazheve në Email ose Whatsapp ku pretendohej se do ju dhuroheshin miliona dollarë të cilat ju mund t’i merrnit nëse paguanit një tarifë prej 500 eurosh. Pikërisht kjo tarifë ishte i gjithë përfitimi i tyre, pasi shuma e premtuar nuk do të mbërrinte kurrë në llogarinë tuaj.

Megjithatë, kur këto teknika nuk funksionojnë, ata ndërmarrin edhe strategji të tjera duke prekur edhe tema delikate si seksi. Një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë tregon sesi këta individe tentojnë të rrëmbejnë vëmendjen e qytetarëve që në hyrje të bisedës e më pas t’i mashtrojnë.

“A ju pëlqen seksi” e nis bisedën e huaja.
“Nga je ti?”, e pyet qytetari, ndërkohë që e huaja nuk i përgjigjet për pyetjen e bërë, por vijon:

“Edhe seksi më pëlqen. Unë jam vetëm në shtëpi, në dhomë dhe dua të tregoj veten lakuriq para kamerës, por dua që ajo të qëndrojë mes ne të dyve, pak sekret, a jeni mirë?”

Ndonëse nuk i përgjigjet për pyetjen e bërë, mashtruesi/ja vijon me mesazhet rreth seksit në mënyrë që të joshë qytetarin. Nëse biseda do të vijonte nga ana e këtij të fundit, ajo do i ofronte foto ose video intime në këmbim të parave. Kjo është një nga strategjitë më të përhapura dhe më të përdorura nga këta persona.

Lexo edhe :  Denoncimi i Berishës: Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

Megjithatë për t’i kuptuar mjafton të shohësh mënyrën sesi shkruajnë, ku lehtësisht kuptohet përdorimi i Google translate sepse gjuha shqipe e përdorur nuk është e pastër. Ndaj kur të hasni prej tyre në rrjetet sociale, bëni kujdes dhe mos bini pre e mashtrimeve, por qëdroni indiferentë dhe largojini prej miqësisë tuaj virtuale.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV