Kurti për “Ballkanin e hapur”: Problemi kryesor i Kosovës është mosballafaqimi i Serbisë me të kaluarën kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sërish nismën “Ballkani i Hapur” i ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kurti ka theksuar për mediat në Kosovë, se problem kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i presidentit Aleksandër Vuçiç me të kaluarën. Përkatësisht me të kaluarën kriminale të Serbisë e cila i shkaktoi katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

Ai thotë se tregu i përbashkët nënkupton demokratizim dhe sundim të ligjit për të gjitha vendet e përfshira, por pjesëmarrja e Kosovës sipas tij është e pamundur, për aq kohë sa Serbia nuk pranon të kaluarën kriminale.

“Ne si Republikë e Kosovës konsiderojmë që problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën. Përkatësisht me të kaluarën kriminale të Serbisë e cila i shkaktoi katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

Tregu i përbashkët duhet patjetër të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën, me demokratizimin e vendeve tona dhe me sundimin e ligjit. Përndryshe do të kemi më shumë ngjarje që nuk ngelen në kujtesë sesa procese dhe struktura që ndryshojnë për së miri jetën e qytetarëve”, tha ai.

Kurti duke komentuar edhe ndryshimin e emrit nga “Mini Shengeni” në “Ballkan të Hapur” tha se nuk është i entuziazmuar nga ky ndryshim, pasi ky emër nënkupton hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze.

“Në veçanti nuk mund të them që jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’ pasi duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe Ballkan i Hapur për autokracinë, korrupsionin, kriminelët e luftës, siç e dimë që vazhdojnë të jenë masivisht jo vetëm të lirë në Serbi, por jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha ai.

Lexo edhe :  Sot seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Kurti siguroi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore, pa marr parasysh raporteve të krerëve shtetërorë.

“Kosova dhe Shqipëria do t’i kenë e duhet t’i kenë marrëdhëniet e mira e gjithnjë e më të mira. Nuk i përket as kryeministrit të Kosovës e as atij të Shqipërisë që dy vendet tona që janë të një kombi që të kenë marrëdhënie jo të mira. Kosova dhe Shqipëria, qytetarët e të dyja vendeve i kanë marrëdhëniet vëllazërore, ndërkaq prej politikanëve, qofshin ato edhe prej kryeministrave si Edi Rama dhe puna ime mbetet vetëm ta përfaqësojnë këtë vullnet e interes të qytetarëve”, tha ai.

 

Të fundit

Mashtrim përmes TVSH-së, arrestohet 22-vjeçari që i shkaktoi shtetit dëm rreth 3 mln euro

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me...

Probleme në punë dhe me financat! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

Ujori Kjo verë pritet të sjellë vështirësi për Ujorët, me financat që janë një burim kryesor stresi. Nga korriku e tutje, menaxhimi i financave bëhet...

Regjimi i Vuçiç nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e Serbisë është...

Inskenoi vdekjen në Pukë, Davide Pecorelli ekstradohet nga Italia në Shqipëri!

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Davide Pecorelli, i cili u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe...

U arrestuan në Dubai, këta janë tre ‘ushtarët’ e Talo Çelës që e ndihmuan të arratisej

Personat në foto janë tre “ushtarët” e të shumëkërkuarit Talo Çela, të cilët u arrestuan në Dubai. maksim koci ervis daka aldo xhika Bëhet fjalë për...

Lajme të tjera

Web TV