Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 në vendin tone gjatë ditës së djeshme ku janë regjistruar 40 qytetarë të infektuar. Për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht janë 421 raste akive në të gjithë vendin. Ndërsa në spitalin COVID-1, ndodhen të shtruar 24 qytetarë. Sa i përket të shëruarve, ato janë 21, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 130,243 persona. Tashmë ka nisur muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. “Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë. Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemies”-thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Statistika (1 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2568
Testime totale 902,914
Raste pozitive 133,121
Raste të shëruara 130,243
Raste Aktive 421
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 152
Elbasan 58
Lezhë 36
Shkodër 34
Kukës 32
Vlorë 32
Fier 25
Berat 21
Korçë 15
Durrës 10
Gjirokastër 6