Kadastra jep njoftimin: Edhe Kalaja e Elbasanit me pronarë të ligjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njoftimi i plotë:

Kalaja e Elbasanit është ndërtuar në kohën e Perandorisë Romake rreth 2000 vjet më parë në formën klasike të kalave romake me forme katrore. Pas rrënimit gjatë dyndjeve barbare, ajo u rindërtua tërësisht nga sulltan Mehmeti II në vitin 1466 gjatë luftrave me Skënderbeun. Pas disa shekujsh si kala garnizoni, ajo dalëngadalë u kthe në zonë banimi dhe erdhi në shekullin e XX tërësisht e banuar kryesisht me banorë ortodokse që njihet si Lagja Kala. Brenda saj janë një numër banesash monument kulture si edhe disa kisha dhe xhami. Gjithashtu Brenda territorit të saj është edhe ndërtesa e Shkollës Normale të hapur në vitin 1908.
Të gjitha pronat e Lagjes Kala tashmë po i nënshtrohen procesit të rregjistrimit fillestar në fund të të cilit ata do të pajisen me certifikata pronësie.

Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në Drejtorinë e Kadastrës Elbasan, Kadastra Shqiptare njofton:

Pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 8524 qyteti Elbasan, është pregatitur regjistri kadastral, ku rezultojnë 7572 pasuri të paluajtshme. Ne keto kushte, prej datës 27.07.2021 fillon konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për ZK.8524 Elbasan-

Konsultimi publik për këto pasuri do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore ??? ?? ?? ?????????? ?? ???? ??.?9.????
Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.
Harta kadastrale dhe të dhënat e pronësisë do të jenë të afishuara në zyrën e informacionit me adresë godina e Kadastra Elbasan, Lagjia 5 Maj, Rruga 28 Nentori, ish godina e Gjykatës, si dhe në faqen e internetit www.ashk.gov.al

Lexo edhe :  Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

??????? ??? ?????? ? ????????? ??? ?? ????????? ?????? ??????????
https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/08/ELBASAN.pdf

Qytetaret të cilët gjenë emrin në listën e më poshtme, janë të lutur të verifikojnë, pronën e tyre nëse është trajtuar realisht sic ata e prentodojnë. Në list gjendet vetëm emri i njërit prej anëtarëve të familjes, gjë që nuk i përjashton anëtarët e tjerë

??????? ??? ?????? ? ????????? ??? ?? ????????? ?????? ? ???????? ??? ??.????
https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/08/Lista-per-Afishim-ZK-8524-Elbasan.xlsx

Në rast se, pas konsultimit të hartës kadastrale, do të keni paqartësi apo ankesa mund të shkruani për sqarime pranë adresës tonë email: KONSULTIM.PUBLIK@ASHK.GOV.AL

Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokumentacionit origjinal të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procedurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë Kadastrës Elbasan .
Te gjithë titullmbajtësit janë të mirëpritur të ndjekin procesin e konsultimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV