Lëvizje në ambasadën amerikane në Tiranë, emërohet zv/ambasadori ri, ja kush është

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demian Smith do të jetë zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kjo ambasadë, e cila njofton se Smith e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1997, në kohën kur vendi ishte përfshirë në trazirat e krijuara nga firmat piramidale, ndërsa më parë ka qenë Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021.

Ai zëvendëson Leyla Moses-One, e cila është larguar nga Shqipëria në qershor për të pasur një detyre tjetër në Belize, si përfaqësueseve e SHBA-ve. Ajo ka pasur një detyrë të vështirë në Shqipëri, pasi për periudhë kohe është detyruar të krye

Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zëvendës Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri! Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”. Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri! Lexoni biografinë e tij të plotë duke klikuar këtu

Kush është zv/ambasadori amerikan, karriera

Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021. Më parë, ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik.

Lexo edhe :  Ish-këshilltari i Tony Blair: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare!

Lëvizje në ambasadën amerikane në Tiranë, emërohet

Më parë, ka shërbyer si Shef Kabineti i Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për Sekretarin e Shtetit John Kerry. Detyrat e tij në Uashington përfshijnë Ndihmësin e Posaçëm në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe Kabinetin e Planifikimit të Politikave të Sekretarit. Jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi.

Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjensive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

Me origjinë nga Virginia Beach, Virginia, Demian është diplomuar në Kolegjin William & Mary dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. Demian dhe gruaja e tij Susanne Sell kanë tre fëmijë energjikë dhe dy mace qimegjatë.

Të fundit

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV