3 gusht 1492/ Udhëtimi i parë i Kristofor Kolombit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristofor Kolombi me ekspeditën e tij ka bërë katër udhëtime historike.

 

Udhëtimi i parë

Në udhëtimin e tij të parë Kolombi është nisur më 3 gusht të vitit 1492 nga porti Pallos me tri anije, Pinta, Ninja dhe Santa Maria dhe me një ekuipazh të përbërë nga 120 njerëz. Në ujdhesat Kanare ka arritur më 9 gusht të po të njejtit vit ku ka qëndruar deri më 6 shtator. Tokën e re për herë të parë e ka vërejtur më 12 tetor dhe tokën e zbuluar e quajti San Salvador. Më 23 tetor zhduket anija Pintu dhe ai mendon se kapiteni i saj Pinizoni ka dezertuar. Kubën e zbuloi me 28 tetor dhe e emëroi Huana për nder së të bijës së mbretit spanjoll. Më vonë zbuloi Haitin të cilin e emëroi Hispaniola (“nëna Spanjë”). Anija Santa Maria u fundos më 25 shtator të vitit 1492 dhe nuk mundi ta vazhdojë lundrimin. Kolombi, 39 anëtarë të ekuipazhit i braktisi duke iu premtuar se do të kthehej me anijen Ninja për t’i marrë. Ata nuk i pa më kurrë. Në fillim të janarit e gjen anijen Pintu dhe së bashku kthehen për Evropë. Në portin Pallos, nga edhe ishte nisur, arriti më 15 mars të vitit 1493.

 

Udhëtimi i dytë

Me të arritur në Spanjë përgatiti një ekspeditë shumë ambicioze e cila përbëhej nga 17 anije, 1500 detarë, 700 kolonizatorë, 12 misionarë, dhe disa kafshë shtëpiake. Qëllimi i tij ishte ta kolonizojë Hispanjollën dhe ti gjejë 39 anëtarët e ekuipazhit të Sanata Marisë të cilët kishte qenë i detyruar t’i braktiste gjatë udhëtimit të parë. Në këtë udhëtim u nis nga Kadizi më 25 shtator të vitit 1493. Ujdhesën e parë që e zbuloi pas 21 ditëve që i brakrisi ujdhesat Kanare, e emëroi Dezira. Më 3 nëntor të vitit 1493 e zbuloi ujdhesën të cilën e emëroi Maria Galanta, sipas emrit të admiralit të anijes së tij. Ujdhesën e tretë që e zbuloi e quajti Dominika, ndërsa pas sajë e zbuloi Guadelupen. Mandej u nis në drejtim të veriut Hispaniola. Gjatë rrugës i zbuloi ujdhesat Monserat, Sh. Martini dhe Sh. Bartolomeji. Kur arriti në Hispaniolë themeloi koloninë Izabela. Mandej vazhdoi në perëndim dhe në prill të vitit 1494 zbuloi Portorikon, pastaj edhe Xhamajkën. Pas këtyre ngjarjeve arrin sezoni i uraganëve nga të cilët humb gjashtë anije. Nga të mbeturat e anijeve ndërtoi anijen e parë në Botën e Re dhe e emëroi me emrin India. Në Kadiz arriti me 11 qershor të vitit 1496 me anijen Santa Karla.

 

Udhëtimi i tretë

Në udhëtimin e tretë Kolumbo u nis nga porti Sanlukar de Barameda pranë Kadizit, më 30 maj 1498 me nji flotë prej gjashtë anijeve. Nga ishujt Kanare flota më 20 qershor , ndahet dhe Kolumbo me tri anijet niset në drejtim të jugut, ndërsa tri anijet tjera kanë lëvizur në drejtim të ishullit Hispaniol, për t’iu sjell kolonistëve gjëra ushqimore.

Më 1 gusht të viti 1498, zbulon bregdetin dhe grykëderdhjen e nji lumi të madh, ku më vonë është konstatuar se Kolombo kishte zbuluar kontinentin e Amerikës Jugore, gjegjësisht grykëderdhjen e lumit Orinoko. Mandej, vazhdon të hulumtoj bregdetin e Venezuelës së sotme dhe zbulon ishujt Trinidad, Sh.Vinsent, Grenada dhe ishullin Margarita.

Në ishullin Hispaniol arrin më 31 gusht të vitit 1498. Në ishull mbretëronte anarki e vërtetë dhe dhe vjen deri te kryengritja kundër Kolumbos. Pesë anije e lëshojnë ishullin dhe kthehen për në Spanjë. Në mesin e të kthyerve, kishte të atillë të cilët u ankuan tek mbreti duke e fajësuar Kolumbon. Mbreti dhe mbretëresha vendosën që t’a dërgojnë Fransiska Bobadilin për ta zëvendësuar Kolumbon nga pozita që kishte. Ai arrinë në Hispaniol, më 23 gusht të viti 1500 dhe në fillim tetorit, e burgosin Kolombon dhe vëllezerit e tij dhe i dërgon në Spanjë, për t’i gjykuar.

Gjatë udhëtimit, Kolumbo i’u shkruan letër mbretërve spanjoll, të cilën letrën ua dorëzon me rastin e arritjes në Spanjë. Në tetor të vitit 1501, Kolumbos i lejohet të organizoj nji udhëtim të ri, por i ndalohet kthimi në Hispaniol. I merret titulli i vicmbretit, por e mbajti titullin e admiralit.

 

Udhëtimi i katërt

Në udhëtimin e tij të katërt për në Botën e Re, u nis nga Kadizi, më 9 maj 1502. Me katër anije dhe me 148 anëtarë të ekuipazhit.Në qershor kaloi pranë ujdhesës Martinik, kur arriti në bregdetin e Hondurasit të sotëm, u kthye kah jugu në kërkim të kalimit kah perëndimi. Kur arriti te ngushtica e Panamasë, mendoi se kishte arritur te ngushtica e Malajës . Pasi nuk gjeti ari dhe pasi që filloi ti humbë anijet një nga një dhe kur vendosi të kthehet në drejtim të Xhamajkës edhe anija e tij fundoset. Kolumbo me një barkë dërgoi disa njerëz të vet, për të kërkuar ndihmë në Hispaniol. Ndihma me dy anije i arrinë, më 25 qershor 1504. Për në Spanjë niset më 12 shtator dhe arrinë më 7 nëntor, i lodhur dhe i sëmuar. Kolumbo vdiq në Valadolid, më 20. maj 1506.

Të fundit

Barcelona-Leao, palët janë dakord! Problemi është se Milani e tepron me kërkesat

Rafael Leao ëndërron që t'i bashkohet Barcelonës këtë verë. Lajmi raportohet nga El Nacional, sipas së cilës sulmuesi portugez i...

“Mitsotakis e dinte për fitoren e Ramës”, çfarë po paralajmëron Fredi Beleri?

Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur së fundmi lidhur me rezultatin zhgënjyes të së djathtëve në zgjedhjet e 11 Majit. Për Shqipëria Live, ish-kryebashkiaku i Himarës...

Shkëlqimi i lojtarëve të Shqipërisë: Daku shënon dy gola, Ramadani eurogol, Muçi asist

Kampionatet europiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese...

Lajm i keq për shqiptarët, Komisioni Europian parashikon ç’do ndodhë me ekonominë tonë

Komisioni Europian ka publikuar raportin e pranverës, teksa vlerëson në ngadalësim ekonominë shqiptare. Sipas raportit, ekonomia e Shqipërisë do të rritet më pak se...

Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Lajme të tjera

Web TV