William Faulkner, nobelisti që u pushua nga puna dhe e përjetësu në pulla poste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 3 gusht të vitit 1987, Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan një pullë postare me foton e shkrimtarit William Faulkner. Pulla u përurua në Oksford, Misisipi, ku Faulkner kishte punuar si poster nga viti 1921 deri në në vitin 1924, kur u pushua nga puna pas akuzave për neglizhencë.

William Faulkner (1897 – 1962) ishte shkrimtar amerikan nga New Albany, Misisipi, dhe laureat i Çmimit Nobel për letërsi më 1949; ai shkroi romane, tregime, drama, poezi, ese dhe skenarë.

William Faulkner u lind në New Albany, Misisipi, më 25 shtator 1897. U pagëzua me emrin e stërgjyshit të tij: kolonel, hero i Luftës Civile, shkrimtar. Shumë shpejt familja u vendos në Oksford, qytet në Misisipin e Veriut, ku ndoqi shkollën publiku, po nuk arriti të diplomohej.

Faulkenri shkëlqeu në klasën e pare fillore, anashkaloi  klasën e dytë, dhe vazhdoi mirë nëpër klasat e tretë dhe të katërt. Por, duke filluar diku në klasën e pestë, Faulkner u bë një fëmijë shumë i tërhequr. Kjo solli rënie në mësime. Në një intervistë me revistën Paris Review në vitin 1956, Faulkner u shpreh: “Nuk ka asnjë formulë për të shkruar mirë … Shkrimtari i ri është budalla nëse ndjek një teori për t’u bërë shkrimtar. Mëso nga gabimet e tua; njerëzit mësojnë vetëm duke gabuar..dhe artisti i vërtetë beson se askush nuk është mjaft i mirë për t’i dhënë atij këshilla.

Një apo dy vjet pas mbarimit të luftës ndjek studimet në Universitetin e Misisipit, por në fillim të vitit të dytë e braktisi edhe universitetin. Është shkrimtari që u arsimua më pak se çdo shkrimtar tjetër i kohës së vet pas Hart Crane-it, edhe më pak se Heminguej që s’e kishte kaluar kurrë pragun e Universitetit. Udhëtoi shumë pak, më pak se çdonjëri prej shkrimtarëve bashkëkohës.

Lexo edhe :  Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Në vitin 1921 filloi punë në një librari në Nju Jork. Më 1925 u vendos në Nju-Orlins, ku u njoh me Sherwood Anderson-in. U afrua me shoqërinë e letrarëve të atjeshëm, të cilët i satirizoi në romanin “Mushkonjat”. Pastaj për gjashtë muaj udhëtoi nëpër Itali e Francë, ku nuk u afrua me askënd. Faulkner ishte relativisht i panjohur deri në marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi në 1949, për “kontributin e tij të fuqishëm dhe artistikisht unik në romanin modern amerikan”.

Veç sipërmarrjeve të herëpashershme në Holiud, pjesën tjetër të jetës e kaloi në qytetin ku u rrit, më pak se dyzet milje larg vendlindjes.

Të fundit

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit,...

Kosovë, 5% më shumë raste me kancer çdo vit

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së...

Yamal kalon parashikimet! Sa centimetra është rritur krahasuar me debutimin?

Lamine Yamal ka habitur stafin teknik me ndryshimet fizike të regjistruara gjatë matjeve parasezonale. Sulmuesi i talentuar, që tashmë është 18 vjeç, është matur me...

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun… por për sa kohë?

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun po aq sa Edi Rama dhe Sali Berisha. Pas konfliktit të Endri Shabanit me Adriatik Lapajn...

Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Frutat e thata janë një burim i madh antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin tonë afatgjatë. Më poshtë do të gjeni 4 frutat e thata...

Lajme të tjera

Web TV