Guvernatori Sejko: Inflacioni i qëndrueshëm, kredia për sektorin privat në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, analizoi situatën e sistemit fiskal në vend dhe theksoi se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit, e kredive njëditore dhe depozitave mbetet e pandryshuar.

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit edhe për këtë tremujor. Në një konferencë për shtyp, Guvernatori i BSH, Gent Sejko, deklaroi se Këshilli ka vendosur “të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%; të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, përkatësisht në 0.1% dhe 0.9%”. Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se në këtë tremujor inflacioni bazë ishte i qëndrueshëm, ndërsa shtoi se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.7%. “Pasojat e pandemisë vijojnë të jenë prezentë në ekonomi. Informacioni i ri i përfituar në tremujorin e fundit ka qenë në kahun e pritjeve tona. Inflacioni bazë ishte i qëndrueshëm. Në tërësi ecuria e inflacionit ka qenë subjekt i i luhatjeve të shpeshta e të papritura të faktorëve të ofertës. Nga ana tjetër, faktorët me ndikim afatmesëm të inflacionit shfaqen të qëndrueshme. Ekonomia shqiptare u rrit me 5.5% gjatë tremujorit të parë, duke tejkaluar pritshmëritë tona. BSH gjykon se rritja e qëndrueshme punësimit dhe pagave do të ndjekë zgjerimin e kërkesës për mallra dhe shërbime. Politika monetare e BSH ka vijuar të gjenerojë një ambient financiar të qetë dhe normal. Kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.7%. Rritja ekonomike do të mbështetet nga zgjerimi i konsumit, rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve”, tha Guvernatori Sejko.

 

Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës:

 

Në mbledhjen e datës 04 gusht 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 0.5%, dhe të normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 0.9%. Përveç kësaj Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe vendosi për:

 

Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për mbikëqyrjen e konsoliduar”.

 

Në bazë të këtij vendimi, ndryshimet e kësaj rregulloreje të miratuara me vendimin 54/2020, do të hyjnë në fuqi në 1 janar 2022. Ky ndryshim synon të sigurojë konsistencë për datën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve të mëparshme të kësaj rregulloreje me afatin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve të rregullores “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave”, si dhe për t’u krijuar bankave një hapësirë të nevojshme kohore, me qëllim përshtatjen e sistemeve të raportimit për ekspozimet e mëdha edhe mbi baza të konsoliduara.

 

Miratimin e rregullores “Për medaljet dhe xhetonat të ngjashëm me monedhën metalike Euro”

 

Kjo rregullore përcakton kriteret teknike të lejueshme në prodhimin, importimin, shitjen, dhe/ose shpërndarjen e medaljeve dhe xhetonave të ngjashme me monedhën metalike euro dhe ndalimin e atyre për të cilat publiku i gjerë mund të ngatërrohet se janë monedha metalike euro. Miratimin e rregullores “Për kriteret për riprodhimin e kartëmonedhave dhe/ose monedhave metalike në Republikën e Shqipërisë”. Kjo rregullore synon të përcaktojmë kriteret teknike të lejueshme për riprodhimin e imazhit të kartëmonedhave dhe/ose monedhave metalike në Republikën e Shqipërisë për qëllime tregtare promocioni dhe aktiviteteve të ndryshme, si dhe ndalimin e riprodhimeve për të cilat publiku i gjerë mund të krijojë përshtypjen se janë kartëmonedha/monedha të vërteta. Të dy rregulloret e mësipërme janë hartuar për përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me direktivat evropiane. Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

Lexo edhe :  Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

 

Tregtia po tkurret si sektor, bie numri i bizneseve në 10 vite dhe pesha në PBB

 

Sektori i tregtisë ka pësuar tkurrje në dekadën e fundit, si në drejtim të numrit të bizneseve ashtu edhe në peshën që ka në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Sipas INSTAT, bizneset aktive në sektorin e tregtisë në vitin 2020 ishin gjithsej 43,668, niveli më i ulët i dekadës që nga viti 2011. Gjithashtu pesha e sektorit në PBB ra me 1 pikë përqindje gjatë 10 viteve të fundit, duke shkuar nga 16.6% në 2011 në 15.5% në vitin 2020. Sektori i tregtisë po tkurret për dy arsye themelore, që vijnë nga ndryshimet strukturore të sektorit dhe uljes së popullsisë nga emigracioni i lartë. Vitet e fundit, hapja e qendrave tregtare ka ndikuar në përqendrimin e shitjeve me pakicë të veshjeve dhe zgjerimi i rrjeteve të supermarketeve ka përqendruar shitjet me pakicë të ushqimeve nga dyqanet e vogla në njësi më të mëdha. Referuar të dhënave të INSTAT, nga viti 2011-2020 janë larguar nga vendi 400-600 mijë persona. Tkurrja e popullsisë sidomos në qarqe ka ulur konsumin dhe për rrjedhojë numrin e bizneseve që merren me tregti. Vetëm në vitin 2020, në të gjithë vendin u mbyllën 1.5 % e bizneseve në sektorin e tregtisë ose 656 të tilla. Kjo si rrjedhojë e efekteve negative të pandemisë, ku tregtia ishte ndër më të goditura në disa segmente të veçanta të tregut, sidomos veshjeve. Falimentet më të mëdha në bizneset e tregtisë u panë në disa bashki të vogla si Fushë-Arrësi, Skrapari, Pusteci, Belsh, Klos, Has, ku mbylljet në përqindje ishin me ritme dyshifrore. Në ana tjetër disa bashki panë rritje të bizneseve në sektorin e tregtisë. Në Konispol vitin e kaluar numri i bizneseve shënoi rritje vjetore 7.3%, në Cërrik 5.7%, në Dibër 4.3%, Urën vajgurore 4.3%, Librazhd 3.6%. Vitin e kaluar, zgjerimin më të madh e kishin bizneset në sektorin e ndërtimit dhe të bujqësisë. Të dy këta sektorë nuk u ndikuan nga pandemia dhe kanë parë flukse më të larta të aktivitetit se sa në viti normal. Sipas anketave të Bankës së Shqipërisë në kuadër të Indeksit të Besimit me 2020 rezultoi se bizneset në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit ishin më optimiste edhe në drejtim të punësimit. Në kundërt bizneset, në sektorin e tregtisë ishin më pesimiste./Monitor

Të fundit

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Këtë të shtunë, më 1 mars, besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do...

“Më the, po Damian, ma futën”, Gjiknuri-Berishës: Mos shpreso në gjëra që nuk ke siguri

Damian Gjiknuri dhe Sali Berisha replikuan sot në seancën plenare, teksa lideri i PD-së i tha socialistit se do thirret si dëshmitar në SPAK...

“Tërmet politik në botë”, Berisha: Të miratojmë para zgjedhjeve ligjin për “desorizimin”

Një ditë pasi Komisionin për mirëqeverisjen në Kongresin Amerikan foli për çështjen e kryedemokratit Sali Berisha, ky i fundit ka reaguar sot në Kuvend,...

LISTA / Primaret e PD-së, kush janë 22 kandidatët e qarkut të Elbasanit

22 kandidatë janë në garë për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. S,M

Primaret e PD-së/ Ironizon Braçe: Berisha non grata, nuk kalon dot Atlantikun

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka komentuar primaret e Partisë Demokratike. Braçe ironizoi ‘modelin amerikan’ të primareve të Berishës, duke shtuar se kreu i...

Lajme të tjera

Web TV