Largimi i Lionel Messi-t, lajmi i bujshëm i mbuluar në gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njoftimi zyrtar nga Barcelona për largimin nga skuadra të lojtarit më të mire në historinë e klubit katalanas është aktualisht lajmi kryesor në gjithë globin. Madje as Lojërat Olimpike të Tokios ose lajmet e fundit rreth pandemisë nuk e lane në hije impaktin e kësaj historie.

Veçanërisht në Argjentinë, kjo histori shkaktoi një surprizë të madhe në mediat e ndryshme. “Ole” vjen me titullin “Bombë botërore, Barcelona njofton largimin e Messit”. Gjithashtu, mediat në vendlindjen e Messit reaguan me lajmin kryesor në kopertinë. “Clarin” e përshkruan kështu: “Bomba shpërthen në Spanjë, gjëmon në Argjentinë dhe përhapet në gjithë botën”.

“La Nacion” thekson “kthesën e papritur” dhe flet për “bombën që trondit futbollin botëror”. Pikërisht atëherë kur miku i tij Sergio Aguero e priste në ekip për të lënë pas zhgënjimet e fundit të një ekipi që kërkonte të riciklonte”.

Shtypi i vendeve ku është përfolur se mund të jetë destinacioni i ardhshëm i argjentinasit, siç është rasti i Francës me PSG apo Anglisë me Manchester City, gjithashtu u tronditën nga kjo deklaratë e Barcelonës. Media e njohur franceze “L’Equipe”, ende në gjendje shoku, vendos pyetje nën një fotografi të legjendës katalanase me numrin 10 “Cest Fini?” (Mbaroi?).

Në Angli, “Manchester Evening” ka theksuar dhe afrimin e Jack Grealish në ekip sëbashku me lajmin e bujshëm të Leo Messit dhe e mbyll kështu: “Jini të vëmendshëm ndaj raportimeve të fundit të merkatos nga Manchester City”, një sinjal ky i cili mund të paralajmërojë një afrim të Messit në skuadrën e Guardiolës.

E përditshmja “The Guardian” mbajti një ton të ftohtë dhe informativ me titullin “Messi largohet nga Barcelona për shkak të mosmarrëveshjeve”.

Në Itali, ku përflitej në të kaluarën për mundësinë e një transferimi të argjentinasit te Inter ose Juventus, vijnë me titullin “Messi-Barça, hidhuni të gjithë”. “La Gazzetta dello Sport thekson: “Ajo që po ndodh në Spanjë është absurd, rinovimi u mbyll dhe erdhi një tërmet”.
“Tuttosport” mendon për shtëpinë e re të argjentinasit: “Cili do të jetë ekipi i ardhshëm i Leos?”/MundoDeportivo/.

Të fundit

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur,...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

Lajme të tjera

Web TV