AS zbulon surprizën e mundshme në merkato: Messi shpëton Interin nga shitja e Lukakut!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i Leo Messit nga Barcelona është lajmi më i bujshëm jo vetëm i kësaj merkatoje verore, por një lajm që do të ngelet gjatë në historinë e futbollit. Për tifozët e Barcelonës dje ishte një nga ditët më zymta, pasi lojtari më i mirë në botë u divorcua me klubin ku shkruajti historinë.

Menjëherë klubet më të mëdha të Europës u vunë në lëvizje për yllin argjentinas, por për momentin hapa konkretë ka bërë menjëherë PSG.

Megjithatë, Paris Saint-Germain mund të mos jetë klubi i vetëm që do të kandidojë për nënshkrimin e Leo Messit.

Sipas gazetës spanjolle AS, Chelsea – duke pritur sulmin vendimtar për Romelu Lukaku – sapo lexoi për divorcin përfundimtar midis Barcelonës dhe Leo Messit, kërkoi përmes një ndërmjetësi anglez një takim urgjent me agjentin e Leo Messit.

Roman Abramovich dëshiron të dëgjojë kërkesat e futbollistit argjentinas dhe babait të tij, Jorge.

Kjo mund të ishte e bujshme sa i përket merkatos, teksa ndoshta më pas mund të hiqej dorë nga Lukaku për të bërë investimin Messi me vetëm rrogën dhe komisionin.

 

Të fundit

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

Lajme të tjera

Web TV