Mbërrijnë 2 helikopterë nga Holanda, Çako: Mjaftueshëm për të vënë zjarret nën kontroll, vijon hetimi për përgjegjësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbërritur 3 helikopterët nga Holanda dhe Çekia, të cilët do të ndihmojnë forcat zjarrfikëse shqiptare në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Mjetet u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çakom përfaqësues të ambasadës dhe shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.

Në një intervistë për mediat, Çako ka shprehur mirënjohje për ndihmën e ofruar në kohë nga Mekanizmat e Mbrojtjes Civile Evropiane duke theksuar se situata ka qenë më kritike në zonën e Karaburunit.

“Jemi të  bindur që ky suport i dhënë nga miqtë tanë do të jetë i mjaftueshëm për ta vendosur totalisht nën kontroll dhe për të parandaluar sjelljen e pasojave si rezultat i fatkeqësive të tilla të zjarrit”, tha Çako.

Sa i përket përgjegjësve që kanë shkaktuar zjarret, Çako tha se pjesa më e madhe janë zjarrvënie e qëllimshme, por organet kompetente të cilat po hetojnë rastet do të japin përgjigjen përfundimtare.

“Ne jemi duke hetuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe me të gjitha organet e tjera të drejtësisë pothuajse i gjithë informacioni që administrohet është duke u investiguar nga organet përkatëse. Sigurisht që në shumicën e rasteve zjarret janë me dashje, janë zjarrvënie të qëllimshme. duhet sqaruar përfundimisht nga hetimi se kush është qëllimi”, shtoi Çako.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV