Peleshi për zjarret: Kemi një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme, bëj thirrje për evakuim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri një pasqyrim të situatës së zjarreve në vendin tonë, nga Baza Operative e Pashalimanit, prej ku tha se janë shuar deri më tani 163 vatra nga forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile.

Mes të tjerash, ministri deklaroi se “Në Mashkullorë të Gjirokastrës kemi çuar një kontingjent me 50 efektivë, sepse kemi një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme. Era po i çon flakët drejt fshatit. Bëj thirrje për evakuim. Policia e Shtetit të mos mendohet dy herë për t’i evakuuar banorët”.

Duke folur për gazetarët këtë të premte, ai tha se vatra më serioze në veri është ajo e Kukësit, por po punohet me forca të kombinuara nga toka dhe ajri. Pjesa tjetër e vatrave në veri është nën kontroll.

“Vatra më serioze është ajo e Kukësit, ku kemi punuar dhe po punojmë kombinuar nga toka dhe nga ajri. Nuk rrezikon banesa. Është në kontroll, por nga ç’ka në zonën e veriut është më seriozja. Në luginën e Valbonës kemi një vatër zjarri që është nën kontroll. Edhe në vatrat e tjera i kemi nën kontroll dhe nuk rrezikojnë banesa”, u shpreh Peleshi

Ndërkohë, vatër e rrezikshme vijon të jetë vedhe ajo në Karaburun. Kjo për shkak se zjarri kërcënon një nga mushkëritë më të rëndësishme të Shqipërisë. Peleshi tha se strategjia është që deri nesër të mbahen vatrat siç janë mbajtur këto ditë deri në futjen në përdorim të helikopterëve që do të vijnë në ndihmë nga Holanda. Me ardhjen e tyre, ai u shpreh se do të ketë lajme të mira shumë shpejt për vënien nën kontrollin e plotë të flakëve.

Lexo edhe :  “Donte të më vriste”, presidenti i Kolumbisë reagon pas arrestimit të Dritan Gjikës

“Jemi në vatrën më të rrezikshme. Por kam një lajm të mirë, jo përfundimtar. Këtu në Llogara në frontin e parkut të Llogarasë, ku zjarri kërcënon një nga mushkëritë më të rëndësishme të Shqipërisë, shumë trupa kanë punuar atje, shumë dedikim, shumë prej tyre më kanë prekur me sakrificën që bëjnë, deri tek një personazh, të cilin e veçoj, ky është prefekti i Vlorës, është një njeri i rrallë, është hero që nuk i takojmë çdo ditë. Dje e ka kaluar natën në majën e Karaburunit së bashku me forcat e ushtrisë. Ka sakrifikuar, ka kaluar natën në 1300 metra lartësi duke luftuar me flakët së bashku me efektivët. E falenderoj publikisht. Në Llogara strategjia është ta mbajmë siç e kemi mbajtur këto ditë, deri nesër ku është planifikuar fluturimi i dy helikopterëve të fuqishëm. Ata kanë një kapacitet shumë më të madh. Besoj se sapo të futen në funksionim do të kemi lajme të mira. Kemi shumë optimizëm sot, shumë më tepër se sa dje në të njëjtën orë. Kemi njerëzit tanë më të mirë, aty”, tha Peleshi.

Në Gjirokastër po punohet për të eliminuar plotësisht vatrat dhe për të shmangur rindezjen e tyre. Situatë serioze paraqitet në Mashkullorë, ku Peleshi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të mos mendohet dy herë për evakuimin e qytetarëve nëse janë në rrezik.

Ministri tha se duhet të ndëshkohen “pa mëshirë” të gjithë ata që vejnë zjarret me qëllim. Në shumë raste këta persona janë të identifikuar.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV