Ese nga Pirro Loli
(Mjeshtër i madh)
Qenia dhe dhimbja universale e të jetuarit, toka e vrazhdët e njeriut dhe shpirti si trishtim i përhershëm, janë fushat poetike të Fernando Pesso-as. Është një lëndë e jargavantë plot mistere poetike. E fshehur thellë e tutje në muzgje labirinthesh, ku lexuesi herë humbet nëpër hone e herë del në pllaja me diell.
POEZIA KLITHMË EKZISTENCIALE
Gjithmonë i zymtë poeti. Si monument i dëshpërimit. Neveri dhe maska, hipokrizi dhe boshllëk shikonte gjithandej. “E ndiej se si kjo botë e pandreqshme/është thjesht një vis ku lehin qentë..” Dhe mblidhej në vetvete krejtësisht i trishtuar. Përqafuar me një demon të zi që herë e çonte te qenia që po shkatërrohej si një tokë me erozion të njerëzor, aq sa të krijohet përshtypja se ky poet nuk mund të qenia dhe shpirti, kujtimet dhe ëndrrat, netët dhe dëshirat, sendet dhe hijet, objektet dhe imazhet, realitetet dhe përfytyrimet në një dramë të përhershme – tek secila e tek të gjitha, poeti rri varur skajesh, apo midis duke kërkuar me dhimbje një vetvete ose një të vërtetë. “Larg meje brenda vetes gjalloj/veçmas atij që jam..” Pesso-a krijoi një poezi të çuditshme, mbushur me mister e terr të zi; ai lëroi fushën e pamatë të natës së tij si në natën e njerzimit, ku mbillte kufomën e vet vdekatare, ku shpirti i tij si shpend i zi plagosur, çoroditur e humbur nëpër mjegulla , gjen vetëm gjurmë, hije e shenja e, befas, bije në hon duke lënë pas një klithmë të thiktë ekzistenciale…
Ai, poeti që vizaton vetveten e padukshme, sepse me të bardhë mbi të bardhë, të lbyr sytë e nuk e shikon dot sy më sy; ai është një shpirt i padeshifrueshëm “që përhumb brenda shpirtit tënd”, ndiesi e zbraztë, uri pa endje për të ngrënë, pakënaqësi e përhershme e një shpirti vulosur që në lindje me dëshpërim. E seç ka përbrenda tij diçka nga perënditë, seç ka një dhimbje universale që të mbërthen në kryq. Pesso-a nuk e ndien por e analizon dhimbjen, më tepër se zemra i këndon truri, e kështu dashur padashur poeti alternohet me filozofin paksa, për t’ia lënë vendin përsëri poetit. “Ndjenjat e mia janë gjurmë /tek unë vetëm mendimi ndien.” Kështu intelektuali ngrihet mbi shkruante dot pa qenë i trishtuar.. “Përveç mërzië- thoshte –çdo gjë më mërzit”. Ai, një gjendje e trazuar shpirtërore që nuk u bindej rregullave, etikës e shkakpasojave të zakonshme. Ai thërriste një re të terrët t’i qasej nga jashtë, priste zhgënjimin e bukur melankolik, muzikën e trishtë të shpirtit…Dhe urat rretherrotull kështjellës së shpirtit të tij, gjithmonë i kish të përmbytura. përditshëm e “ herë te kalbësimi i shpirtit, ankth i asaj që pandehja se isha..”
Tek Pesso-a ndahen, alternohen, njësohen vazhdimisht intensitetin e ndjenjave duke preferuar të krijojë një emocion abstarkt që duhet ta perceptosh e ta zbulosh kur,“ prej yjeve nata zë e ftohet”, si një gjerdan i varur në qiell me rrëzëllime rubinësh të akullt që pikojnë lot. .Ai është një organizëm poetik, mbrujtur me zëra të brendshëm, klithmë e çuditshme që mbetet përherë në ajër si një gjurmë shpendi që sapo u zhduk. “Ma ka ënda të ulërij brenda kokës sime”, e atje brenda kokës regjistruar në një disk planetar i dukej se kish të gjitha ulërimat e botës por…,ai donte ta ndalonte atë disk ulëritës, por shpirti i tij kumbonte më tepër, trishtueshëm; ai donte ta ndalonte shpirtin të udhëtonte me të por…, pse qenia dhe shpirti të jenë bashkë por …,ai kërkonte shtigje ku të mos kishin fluturuar zogj të tjerë por.., por kudo e kurdoherë përplasej me pamundësinë. Dhe pamundësisë i këndonte. “Unë jam notat e shkërmoqura në kumbime të pafundme, në atë pianon e ndyrë të kujtesës vetiake..”Poet misterioz. Ç‘organizëm je ti? Ç’e shkuar a e ardhme je? Ç’natë të përhershme ke në sy? Ç’e ke atë erë të mynnxyrshme që të than e të përzhit lulet e zemrës së venitur?..Nuk pres përgjjigje “ Ashtu si Kafka ai vuan vetminë pikëllimtare, lodhjen dhe sfilitjen metafizike të një ekzistence damkosur me vulën e dëshpërimit”(Lemaire)…
***
Ai, i heshturi si varri, i padukshmi si ajri, që erdhi si një UFO, që dikush e pa nga larg por..,kur u duk diku në një cermonial madhor në varrezat kombëtare të Portugalisë, në krah të Vasko de Gamës e Camoes, ai Françesko Pesso-as, shpejt u ngrit si fantazmë e krahëhapur qëndron në qiellin poetik të Evropës. E qaset si një bashkëkohës i përhershëm modern, si një e vërtetë poetike e pa eksploruar, një e vërtetë brenda tij, si mekanizëm që dyshon dhe beson; vetëm tek ai subjekti poetik, që prodhon realitete ”made in Pesso-a” Të ecësh më tej drejt të vërtetës së tij poetike futesh në labirinthe. Duhet të vdiste që të njihej. Mijëra vargje të tij që po botohen pas vdekjes, me ese, libra kritike e estetike(rreth 20 vëllime deri tani) janë kryevepra bashkëkohore, por siç shprehet vetë ai dhe kritika, asnjë nuk e çoi në zbulimin e së vërtetës së qenies së tij. Cila është vetvetja e poetit? Ç’masë, e formë, ç’lëndë a shpirt e përbën atë? Është një e vërtetë që nuk dihet, ku ta kërkosh brenda qenies apo jashtë saj? Është tek unë apo te Hyjnia? Askush nuk të përgjigjet. As ai vetë. Por, ama, Pesso-a, nuk e fsheh këtë /dështim ekzistencial/ ku “kundroj i patrazuar kufomëzimin e qënies sime”..ku, “zemra m’u thërrmua/porsi copë qelqi/deshi të jetonte /por u mashtrua..,… E gjithë krijimtaria e tij ka lënë pas një mesazh që duhet lexuar e kuptuar me kujdes në pamundësi për të dalë nga këto enigma, pra nga labirinthet e vetvetes, atëherë qëndro atje, eksploro vetveten, gërmo atje! Me barominë dhe me gjilpërë. Kokëposhtë. Në terr. Dhe mos kërko t’i ikësh vetvetes, ajo, matanë shtigjeve, ka një hapësirë diellore të pafund, ka një thellësi deti të pacak, ka një lartësi të kaltër qiellore, hapësirën e ëndrrave. Kjo wshtw poezia e tij, fillim e fund. Dhe si në çdo gjë të pafund e ireale, mos prit stacione festash e fitoresh. Pesso-a deshi të ishte magji e ligjërimit, por fijet e ëndjes i kish në dorë Krijuesi i Madh, ”Unë jam i dështuar në gjithçka”, deshi të ishte i ploti, pagan e kristian, intelektual e fshatar, banor i kullës së fildishtë e veprimtar por…e çuditshme (!) as përkon me vetveten, as të bëhet tjetër, ai, mbeti një heshtje e varur midis…E kështu në përpjekje të dal nga labirinthi që më ngrë poezia e tij, qetësohem kur më thotë se e vërteta poetike nuk është as bota e brendshme, as ajo e jashtme, por një përbrendësi e pafund, që, gjithashtu është një e përtejme e paskaj. Si pafundësia. Si e pamundura. Si e panjohura. Dhe unë e besoj. Bashkohem me të. Doktrina e poetit nuk është “Alaska”, pika e mbërritjes, por ajo pika e vogël e startit kur niset, udhëtimi metafizik drejt dramës së përhershme, gjetjes së asaj forme ku nocioni poetik i pafundësisë kthehet në një udhëtim dramatik drejt parajsës…
* * *
Nuk dihet se ç’kanë brenda humbellat e Pesso-as, ëngjëll ndriçus apo një djall të zi. Veçse, sa herë niste për të vëzhguar përbrenda, engjëllin apo djallin, aq më e zymtë i dukej vetvetja. Ky pozicion mesi, kë të shoh, engjëllin apo djallin, është një dhimbje e qenies ontologjike që poeti e lëndëzon në poezi, në një poezi të paimitueshme, trishtuese natyrisht, por larg pasionit romantik, larg mërzisë bodleriane, depresionit kafkian a dekadencës valeriane. Ndoshta pak nga të gjitha dhimbjet e poetëve, ngrihet monumenti i dhimbjes universale ku çdo njeri nuk mund të largohet pa e ndezur qiririn e vetvetes. dhe ajo drama e përhershme e tij,- ëndrrës, pemës dhe vegimit për pemën,… ashtu midis asaj çka jam e asaj çka ëndërroj, ashtu, as natyrë e pastër, as metafizikë njerëzore, ashtu tek vëzhgon nga dritarja e tij “Duhantoren” përballë, e përfytyron që nga sendet e rëndomtë në rrugë deri te punët e shpirtit, planetit e të galaktikave, kotësinë e reklamave të duhantores të njëjtë me kotësinë e vargjeve të tij… dhe “gjithçka është ëndërr si një gjë reale e parë nga brenda” …gjithsesi një realitet që buron nga koka … e ai poetizon për një ndërgjegje të ngrirë, për një ngecje në marrëdhënie me të tjerët, gjithmonë “nga një hon i zymtë i një muzgu të brendshëm “tek i cili e ndiej se po ëndërroj/ çka ma do mendja se jam.”
POEZIA SI MISTEFR
Por poezia e Pesso-as, ndërsa gjithmonë ka diçka misterioze, nuk ka sekret se si ngjizet, si lind e si sajohet. Si çdo embrion. Vetë autori dhe kritika i kanë zbardhur të gjitha kolonat e procesit të tij krijues. Ja direkt poeti : Ai ecte në një rrugë dhe nuk e dinte se ajo rrugë ekzistonte.. Shikonte suprinën e një liqeni ku fryn era dhe përfytyron një ballë poeti ku drithërohen rrudhat,.. Shkon të marrë bukën në furrën e lagjes e me sy sheh furrën e fëmijërisë, një bukë të dikurshme, një dritë të çuditshme përrallash, me zana e shtojzavalle…Ai dëgjon një muzikë e kjo “e trishta e bukur”, i kujton fëmijërinë, një top llastiku te muri i kopshtit, një qen të gjelbërt a një kalë të kaltërt… Dhe një dëshpërim në zemër., një vajtim universal se gjithçka e bukur po tretet, po harrohet , po jep shpirt dhe natyra dhe miqësia…e një fatalitetet i egër, njëlloj, sendet e duhantores dhe vargjet e mia.. një kot universal.. E prandaj realiteti i pamundësia për të jetuar ndjenjën njerëzore, gurgullimën emocionale të njeriut.. Dhe ashtu midis gjumit dhe tij poetik është ëndrra, tjetërsimi. Vetëdija e tij mjegullore shquan shenjat por nuk i përgjigjet dot asgjëje të dukshme. Ai nuk sheh atë që shkruan, jo atë që do ti, por fëmininë, dhe përrallai, dhe virgjërinë dhe pemën dhe përfytyrimet e tij. Ai bashkon të kundërtat(figura stilistike oksimora), konkreten me abstrakten, majën dhe humnerën, virtytin dhe vesin, qenien dhe shpirtin, Krishtin dhe satananë.
Mjeshtëria e tij: “Një sistem figurash që kanë për funksion të shpalojnë kuptimin e fshehur të gjithçkaje”(Brechon)
Deviza e tij: (që mund t’u shërbejnë dhe poetëve të tjerë që duan të bëjnë poezi ), në jetën e përditshme, poeti është një kalimtar anonim i pavlerë, .. ai jeton “me ankthet e ëndrrave të tij, pa pikë gjumi në sy”. Dhe ata, të lindurit gjenij si Rembo apo Pesso-as, bëhen viktima të ndjenjave të një realiteti total të vetvetes dhe të botës – një farë neuroze poetike kjo, që lind nga një vetë ndijësim i pazakontë e që, jo rrallë u merr jetën të zotëve, sepse e kanë kryer para kohe misionin e tyre hyjnor. Ata vdesin para dite, pa pritur orën 12 të kumbojë kambana… Dhe lënë ca zëra në ajër si urti për krijuesit : Hiq dorë nga realiteti i gjërave dhe vrapo pas vetëdijes së misterit… E mijëra poetë, kritikë e estetë kanë qenë të detyruar ta dëgjojnë këtë zë që ka ngjizur kryevepra në letwrsinw moderne.. dhe që sot nuk habitet njeri me urtësinë agresive që na la pas: “Arti na çliron në mënyrë mashtruese nga ajo gjë e ndyrë që është fakti i të ekzistuarit…
POETI NË NUMURIN SHUMËS
Pesso – a është një rast i pa precedentë dhe për diçka tjetër. Ai është poet në numurin shumës. Disa poetë brenda kafkës së tij, flasin me gojën e tij duke qenë të ndryshëm. Me këtë shpikje të heteronimëve, ai ndërtoi një univers të çuditshëm letrar. Nuk është fjala në pseudonimet që i përdorin të gjithë, ai përbën një shumësi poetësh tek vetvetja, të gjithë të talentuar e të ndryshëm , “por në sytë e tij më të vërtetë se ai” (E. Lurencio). Katër poetë bashkë brenda një lëkure, por të katër ndahen nga njeri tjetri pambarimisht, për t’u bashkuar përsëri tek emri më i panjohur se secili pre tyre në gjallje: “Fernando Pesso-a”. Sepse kulla poetike e tij, shumë kate padyshim, i mbante të gjitha dritaret hapur, të gjitha korentet e poezisë, haheshin, grindeshin e kryqëzoheshin. Ëndrra e metafizika moderne, tjetërsimi i gjendjeve njerëzore, këtu kritika e së vërtetës, atje ndijimi ku thelbi përkon me dukjen, ku përhumbet nënvetëdija, më tej një e vërtetë kozmike e, e…., të gjitha në mjegull. Në ballin e tij poetik lëvizin të gjithë poetët modernë si erë e shqetësuar kalimtare, por që secili lë një të thelluar në ballin e poezisë. Ai i njeh të gjithë, i prek , i përqafon ,dhe nuk do të jetë asnjeri prej tyre … Ndoshta nisi nga udha e Bodlerit drejt surrealizmit, bashkohet udhës me një grup korifejsh botërorë me vetëdije kritike e dyshuese për një estetikë të re si Poe, Malarme, Valery, Paund, Prust, Borges…Hidhet te poetët rebelë ose “zjarr vjedhës”si Halderlin, Niçe, Rimbaut ,Uitman, Rilke..provon dështimin e gjetjes të së vërtetës absolute si Gilbert e përfundimisht fshihet nën pelerinën misterioze të F.Kafkës për të mbetur tek vetvetja me emrin “ Fernando Pesso-a”.
Ai, diamant i poezisë, mbolli një fushë me gjerdanë dhe i mbuloi me baltë, i hodhi lart si fishek zjarre dhe iu shndërruan në re të ndezura… I bindur se lavdia në kuptimin antik nuk do t’i jepej në gjallje, i bindur se “një mediokër e fiton lavdinë, një gjeni i madh mbetet i panjohur, tjetrin e mbyt dëshpërimi, një Krisht gozhdohet në kryq”…Të tjerët, pas vdekjes së tij, gjatë plugimit në qiellin e poezisë diçka zbulojnë. ( Ai la një baule të mbyllur me mijëra faqe dorëshkrime si një thesar që nuk po mbaron së eksploruari) ..Dhe mundohen të gjithë ta zbardhin atë qiell të mbjellë me yje. Të ndritshëm e misteriozë. Që pas vetes duket sikur fshehin rubinë diamantesh me ndriçime të pazbuluara.