Horoskopi ditor, 7 gusht 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Pavarësisht ndonjë debati familjar dhe ndonjë problemi të vogël bashkëpunimi, për shkak se ju doni të bëni diçka dhe partneri nuk është dakord, dita do të jetë pozitive.

Demi
Sot mund të përballeni me disa tensione të vogla. Çiftet në krizë që nuk flasin shumë mes tyre, bëjnë mirë që ta shtyjnë për më vonë cilindo vendim.

Binjakët
Nëse jeni të dashuruar me një person i cili nuk ju përgjigjet, ditët në vijim do të ketë shumë gjëra për të sqaruar. Keni nevojë për pak më shumë durim, për të bërë zgjedhjet e duhura.

Gaforrja
Ata që janë ndarë, mund të falin dhe të mendojnë për vazhdimin e dashurisë, si të mos ishin shkëputur kurrë. Kush ka një biznes apo aktivitet të vetin, duhet të diskutojë me bashkëpunëtorët për të ardhmen e punës.

Luani
Takimet që kanë rëndësi për ju, duhet ti organizoni sot. Nëse dikush do ju qortojë, ky është momenti i duhur për të sqaruar gjithçka që nuk shkon.

Virgjëresha
Gjatë kësaj dite duhet ti bëni llogaritë mirë, pasi dita do të jetë e dominuar nga nervozizmi dhe lodhja. Raportet me të tjerët janë të rëndësishme për punën.

Peshorja
Duket një ditë interesante edhe pse mund të ndiheni disi të lodhur. Mundohuni që ti paraprini konflikteve me të tjerët, pasi gjërat nuk do të ecin siç duhet.

Akrepi
Kjo është një ditë ideale për të kuptuar se çfarë dëshiron zemra juaj. Nëse së fundmi jeni përfshirë në një lidhje, këshillohet që të mos pretendoni shumë, të paktën nëse sapo keni kaluar një krizë apo ndarje.

Lexo edhe :  Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Shigjetari
Gjatë kësaj dite këshillohet që ta lini veten të lirë, kjo pasi janë të gjitha mundësitë për të bërë një takim të rëndësishëm. Duhet të mundoheni që të gjeni më shumë hapësirë për jetën tuaj private dhe për ndjenjat.

Bricjapi
Këshillohet që të pranoni çdo zhvillim pozitiv, pasi mundësitë janë të shumta, sa i takon sferës profesionale. Projektet e reja do të marrin jetë vrullshëm, duke rezultuar të suksesshëm.

Ujori
Sot bëni mirë të reflektoni para se të përfshiheni në një aventurë, sidomos nëse pranë keni një person me të cilin jeni prej kohësh. Kjo për shkak se dëmet mund të jenë të pakthyeshme.

Peshqit
Duhet ti përkushtoheni më shumë dashurisë dhe ndjenjave, pasi keni vërtetë nevojë. Mundohuni që të mos mendoni më për të kaluarën në mënyrë që të mos lëndoni veten, por duhet të shihni përpara pa u bërë pishman.

Të fundit

Shqipëria që nuk është më…

Rrallë gjen ndonjë vend në botë, që mund të ketë pësuar një transformim të tillë në më pak se...

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me...

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohet për 10 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në një pikë karburanti në Romë të Italisë. Sipas raportimeve në mediat italiane, shpërthimi...

Feston 61-vjetorin, Rama pritet në PS me duartrokitje e lule

Shefi i qeverisë feston sot 61-vjetorin. Edhe pse ka ditëlindjen, kryesocialisti ka vijuar sot një tjetër mbledhje me deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të...

“Shiti 5 mld euro naftë dhe nuk pagoi taksa”/ Bankers duhet të hetohet nga SPAK!

Gazetarja Klodiana Lala, dha detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa sigurie për drejtues dhe ish drejtues të...

Lajme të tjera

Web TV