“Kristos” romani i ri i Qazim Muskës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ese nga Zhuljeta Grabocka

…drejt një gjuhë dashurie midis njerëzve kudo që jetojnë, pa dalime, feje, kulture e ideje.

Nuk di pse mbas mbarimit të leximit të romanit “Kristos” të Qazim Muskës, m’u kujtua “Katedralja e Parizit” e Viktor Hygoit. Ndoshta notat tragjike, ndoshta universialiteti i ideve që ndeshen në të dy romanet.


Ishte nënshkrimi “ananke” (gr. fat) në një qoshe të errët të katedrales, simbol shpirtëror i Parisit, që i dha atij idenë e shkrimit të romanit. Ndërsa në romanin e Qazim Muskës, “katedralja” është një kishë e vogël fshati, në periferi të qytetit të Janinës, shumë afër kufirit midis dy shteteve fattrazur, e fatbjerrur të njerëzve të Bakllkanit. Ku rastësia ka bashkuar “fatin jetim” të personazheve. Autori është i ndërgjegjshëm, se fqinjësia historike mes këtyre shteteve ka përcaktuar dhe të veçantën e këmbimeve e lëvizjeve njerëzore midis tyre. Ngjarjet, zhvillohen në Shqipëri dhe Greqi, pa dashur të jenë një kronikë e mirëfilltë historike e ngjarjeve dhe ndryshimeve të mëdha. Ku realja dhe e jashtëzakonshmja priren drejt një legjendarizimi kontekstual. Janë faqe mbresëlënese ato, që sjellin përjetime e ndjesi, që karakterizojnë zakonisht kthesat epokale. Proza e Muskës, kësaj here fatin individual, e sheh të përcaktuar nga vetë thelbi i natyrës njerëzore. Ekuilibri në veprime për t’i paraprirë të ardhmes, mbijetesa në rrethana të jashtëzakonshme për të mos harruar pësimet e së kaluarës, janë djepi ku endet një shqetësim proverbial: “Mos mëkato, mos ec në shtigjet e të paudhit!” Duket se ky mësim biblik, jepet në kufijtë ekstrem të asaj, që pranohet moralisht, e mirë apo e keqe. Nga ana tjetër, fatin individual të secilit personazh, si viktimë mentaliteti, a nacionaliteti superior i fqinjëve tanë, ka përcaktuar dhe fatin tragjik të kombit tonë. Atmosfera historike e viteve “90 në Shqipëri, hapja e kufijve, edhe kalimi i paligjshëm i shqiptarëve nga trojet e tyre, pranëvihet me shpërnguljen biblike të çamëve në fillimet e shekullit të kaluar. Në këtë kontekst romani është një apel, për të gjithë ata, që sot e gjithë ditën për arsyet që dihen janë të detyruar të largohen nga trojet e tyre të pambrojtur, dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me lëvizjen e lirë dhe të qënit qytetar i lirë i botës.
Duket se pengu misionar trojan Eneas, i trashëguar prej paraardhësve priamë vazhdon…
Proza e gjatë me një tematike të zgjedhur nga autori jep mundësi për pasqyrime të gjëra e të thella. Sa më të afërta të jenë në kohë me lexuesin bashkëkohor, aq më shumë ai e ndjen veten protagonist të pasqyruar në një vepër arti. Sa më mjeshtërisht të jenë realizuar nga ana artistike e sa më universial të jetë mesazhi i tyre, aq më shumë veprat u qëndrojnë kohërave. Qindra e qindra shqiptarë e kanë jetuar tjetërsimin e indentitetit emëror. Tek personazhet me dy emra Agim – Kristos, Teuta – Maria, apo Vasili i konvertuar etj. që janë të detyruar ta bëjnë këtë nga ligjet e pashkruara që u shërbejnë kulisave e planeve të errëta, ndodh metamorfoza identitare, por që, gjithsesi, mbi shpinë të së shkuarës mbetet si një guaskë e huaj. Kthimi i Kristos sërisht tek guri i piramidës kufitare, është kthim në Itakën e tij, por tashmë i zhgenjyer totalisht nga Toka e Premtuar. Edhe dashuria e pa realizuar për Teutën, me ndjesitë e brishta platonike të Kristos mbetet thjesht një vegim. Rëmbimin i vajzës së konsullit, nënkupton një hakmarrje ndaj punëve të pista të të atit. I vetmi personazh, që ndez në shpirt një kandil shprese, është Vasili, biri i atë Thanasit, në rrëfimin e të cilit njeridashja, sakrifica e solidariteti, vëllamëbërja, birësimi, mbajtja e fjalës së dhënë, i jep kuptimin e vërtetë jetës duke ngritur mbi të gjitha ura bashkëpunimi shpirtëror. Jeta e vyrtytshme e tij është një bekim për ditë të bardha.
Jepini Çezarit atë që është e Çezarit, dhe jepi Perëndisë atë që është e Perëndisë.
Fati i tre personazheve jetimë përbën qerfullën e fabulës së romanit. Nëpërmjet një zbulimi vetërrëfyes, rrënqethës, autori sjell përjetimin e dramave të personazheve të tij, duke zbuluar të vërtetat e dhimbshme të jetës. Në kuptimin klasik e të drejtpërdrejtë në mendim e veprim, ai zbulon dritë hijet e botës së tyre të brendshme. Por vetë galeria e pasur e personazheve krijon pranvënie artistike midis personazheve. E veshur me petkun mëmësor përshkruhen marrëdhëniet e Zonja Ajdonate, Sofia e vetmuar, me përfytyrimin vegimor të nënës së munguar, të Kristos. Përballja e atë Kostës, me Kriston, me Vasilin, janë pranëvënie në fizik, mentalitet e ndjesi. Ndryshe nga kontraset e fuqishme romantike, Muska i qëndron besnik mjedisit, veprimeve e logjikës së personazhit.
Gjenit antishqiptar të nipit të Lefter Strungarit, trashëguar nga të parët e tyre e që në tekst vihët vetëm si një konstatim, autori i vë mburojë virtytet e Vasilit, duke na tërhequr vëmendjen drejt një vetëedukimi e vetëpërmbajtjeje racionale: “Zemërimi është ilaçi më i keq për njeriun…Vetëm Zoti i vë gjërat në kandar siç duhet…” Pa mundësia e përballjes sociale, i lë vëndin zërit të brendshëm të personazheve, pranëvënies së situatave të ndryshme plot kontrast e lojë mendimi me një përshkrim të zhdërvjelltë që mban gjallë, në ngjyra e tinguj, kërcin e veshit të lexuesit.
Prifti i kishës, Kosta Kondi, me dyzimin e personalitetit e tij, ndryshe nga Klod Frolo, prifti i Hygoit, nuk shërben për të krijuar kontraset e fuqishme të prozës romantike, të luftës midis së mirës dhe së keqes. Ai bie viktimë e pashmangshme epsheve të karakterit të tij. Në këtë kuptim raportet shkak pasojë i bashkojnë ata tek kjo kishë e vogël, ku e jashtëzakonshmja dhe tragjikja, i nënshtrohen këndvështrimit mishërues kristian, biblik duke kërkuar të drejtën hyjnore të të jetuarit në këtë botë ku një fill i hollë ndan ëndrrën nga zhngjendra, realitetin nga fantazia. Vepra ka një kompozicion specifik, me kohë të fragmentarizuar, ku rrëfim pas rrëfimi në formën e retrospektivës, bën zbulimin e dilemave dhe të të vërtetave të personazheve. Kjo ka përcaktuar lirshmërinë e ligjërimit emocional të të gjithë romanit, me detaje poetike të përshkrimit drejt një gjuhë dashurie midis njerëzve kudo që jetojnë, pa dallime gjuhe, feje, kulture e ideje.

Të fundit

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

Keni parë ndonjëherë një Bentley prej druri të shitet për gati 100 mijë dollarë?

Një Bentley Continental GT i veçantë është ndërtuar tërësisht prej druri, duke e kthyer makinën luksoze në një skulpturë të vërtetë në përmasa reale. Modeli...

Lajme të tjera

Web TV