Greqi/ Qeveria mbron zjarrfikësit: Ne trajtuam një situatë me 586 vatra zjarri në tetë ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipet e zjarrfikësve në Greqi po vazhdojnë betejën me zjarret ndërsa zyrtarët kanë dalë në mbrojtje të mënyrës se si ata e kanë menaxhuar situatën mes temperaturash jashtëzakonisht të larta e në kushte thatësire.

“Ne trajtuam një situatë unike operacionale, me 586 vatra zjarri në tetë ditë, mes kushteve me të këqija të motit që kemi parë në 40 vjet”, tha shefi i mbrojtjes civile të Greqisë, Nikos Hardalias në një konferencë shtypi të martën. “Asnjëherë në historinë e shërbimit zjarrfikës nuk ka pasur një kombinim të tillë të faktorëve negativë”, shtoi ai.

Qeveria ka premtuar 586 milionë dollarë ndihmë për të ndihmuar të prekurit nga zjarret, përfshirë ata që janë prekur nga një zjarr masiv që ka përfshirë ishullin Evia prej më shumë se një javë. Më shumë se 900 zjarrfikës kanë punuar për të vënë nën kontroll zjarrin në këtë ishull.

Zjarret në Greqi janë pjesë e një vale zjarresh që kanë përfshirë shumë vende të Evropës, por edhe rajone përtej Mesdheut, në Algjeri.
Bashkimi Evropian ka mobilizuar ekipet e zjarrfikësve për të ndihmuar në përballimin e situatës në Greqi, Shqipëri, Itali, Turqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sistemi Evropian i Informacionit mbi Zjarret në Pyje (EFFIS) njoftoi gjithashtu për zjarre aktive në disa vende të tjera, përfshirë Spanjën, Slloveninë, Rumaninë, Ukrainën dhe Gjermaninë. Në një hartë të kësaj agjencie tregohen se që nga dita e martë është djegur një sipërfaqe prej 334,515 hektarësh. Kjo shifër është dyfishuar që nga 22 korriku dhe është gjithashtu dyfishi i mesatares për këtë periudhe të vitit krahasuar me të dhënat nga viti 2008 në 2020.

Lexo edhe :  “Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Në Algjeri, autoritetet njoftuan se si pasojë e zjarreve në pyje kanë vdekur të paktën 42 persona, mes tyre 25 ushtarakë. Në një postim në tëitter të martën Presidenti Abdelmadjid Tebboune shkruante se ushtarët që humbën jetën ishin dëshmorë që shpëtuan jetën e 100 njerëzve./VOA

Të fundit

Kim Kardashian: Kam frikë se Kanye nuk do të mi kthejë më fëmijët!

Burime pranë Kim Kardashian kanë deklaruar se ajo është shumë e shqetësuar se nëse fëmijët shkojnë për vizitë tek...

“Donte të më vriste”, presidenti i Kolumbisë reagon pas arrestimit të Dritan Gjikës

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë një deklaratë në rrjetin social X, ku akuzon drejtpërdrejt grupin e Dritan Gjikës për një atentat të...

Shpërthimi në rrethimin e burgut të Fushë-Krujës, pista ku janë përqendruar hetimet

Policia e shtetit ne bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kanë nisur një hetim për sa i...

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Për të 23-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Elon Musk largohet nga administrata Trump, ja arsyeja

Miliarderi dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi drejtoi një fushatë të ashpër për përmirësimin e efikasitetit, gjatë së...

Lajme të tjera

Web TV