Nga Kosova deri në Francë, mijëra turistë ‘pushtojnë’ Sarandën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saranda po përjeton kulmin më të madh të fluksit turistik që nga fillimi i pandemisë.

Plazhet plot me pushues dhe anijet e barkat e shumta që ofrojnë lundrime në gjiret e mrekullueshme të Jonit rreth Sarandës janë prova më e dukshme se turistët këtë vit janë shumëfishuar.

Prej kohësh qyteti jugor është kthyer në një destinacion turizmi për pushuesit nga rajoni ku përveç atyre nga Kosova, me dhjetëra autobusë dërgojnë çdo ditë turistë nga Serbia, nga Maqedonia e veriut  por edhe ukrainas, polakë, hungarezë etj. Çmimet për këtë arsye janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në apartamentet për pushime. Deri në datën 20 gusht është e vështirë të gjesh një ambient të lirë.

Operatorët turistikë me anije dhe skafe janë të mbingarkuar me kërkesë nga turistët që duan të vizitojnë dhe bëjnë plazh në zonat si Kakomeja, Krorezi apo plazhet e njohura të Ksamilit.

Pronarët e shërbimeve turistike thonë se fluksi është më i lartë se në 2019 dhe se po përpiqen që me anë të çmimeve të  favorshme të afrojnë turistë edhe pas datës 20 gusht.

Në plazhet e Sarandës dhe të Ksamilit janë rikthyer italianët si dhe ka një numër të konsiderueshëm francezësh që vizitojnë kryesisht zonat arkeologjike.

Një pjesë e madhe e turistëve të huaj vijnë nëpërmjet linjave detare me Korfuzin. Ndërkohë në portin e Sarandës ka një numër të konsiderueshëm të jahteve që këtë herë nuk kane ardhur vetëm për t’u furnizuar me naftë./Tch

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV