Akullore me substanca të dëmshme/ AKU jep detaje kur u importuan në Shqipëri: Produktet janë grumbulluar në një vend të caktuar dhe pritet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dhënë informacione në lidhje me shqetësimin e disa ditëve më parë për tregtimin e akulloreve, të cilat dyshohet se përmbanin substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Sipas AKU importi është kryer nga data 1 mars deri me 22 maj të këtij viti dhe se rreziku për to është pikasur në 31 Korrik. Ne total, sasia e produkteve ishte 35984.53 kg.

Po ashtu, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se u mor masa e bllokimit te menjëhershëm ne ambientet e dy shpërndarësve qe kane importuar produktin.

“Subjektet me kete produkt kishin furnizuar subjekte ne te gjithë territorin e Shqipërisë për te cilen vunë ne dispozicion emrat dhe numrat e NIPT te ketyre OBU tregtues.

U konstatua sasi gjendje e ketij produkti per te cilen u mor masa e bllokimit te menjëhershëm te tij ne ambientet e dy shpërndarësve qe kane importuar produktin”, thuhet në njoftim.

Pas kryerjes së të gjitha procedurave, produktet do të asgjësohen.  “Në të dy subjektet importuese, në ndjekje të procedurës se kthimit te produktit të tregtuar, u konstatua se subjektet kanë kthyer sasitë e produktit të shpërndarë nga ana e tyre ne njësi tregtimi dhe produkti është grumbulluar në një ambient të veçante. OBU janë në pritje të kryerjes së procedurës së asgjësimit referuar kërkesave të legjislacionit në fuqi për asgjësimin e produkteve. Monitorimi i këtyre OBU është në proces nga DRAKU i cili do përmbyllet me asgjësimin e këtij produkti”

Njoftimi i plotë

1.Evidentoi mbi hyrjet në Shqipëri të këtij produkti nëpërmjet importit të kryer nga Pikat e Inspektimit Kufitar, për llojin e akullores sipas loteve per te cilat eshte njoftuar nga sistemi RASFF për prani të substancës se paautorizuar. U konstatua se importet per kete produkt jane kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para njoftimit te daljes se njoftimit ne RASFF me date 31.07.2021).

2.Në subjektet impotuese të këtij produkti, të evidentuara edhe nga sistemi RASFF u kryen inspektime të menjëhershme ku rezultoi se:

Subjektet kishin importuar produkt me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar;

Sasia totale e importit per te dy OBU eshte 35984.53 kg;

Subjektet me kete produkt kishin furnizuar subjekte ne te gjithë territorin e Shqipërisë për te cilen vunë ne dispozicion emrat dhe numrat e NIPT te ketyre OBU tregtues.

U konstatua sasi gjendje e ketij produkti per te cilen u mor masa e bllokimit te menjehershem te tij ne ambientet e dy shperndaresve qe kane importuar produktin.

Nisur nga rasti që produkti është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë si dhe referuar nivelit të riskut “Risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut” sipas njoftimit të ardhur nga RASFF, që produkti është i rrezikshëm për konsumatorin e duhet të tërhiqet nga tregu, veprim ky i ndërmarrë nga të gjithë vendet të cilat e kishin importuar, Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimeve Urdhëroi Drejtoritë Rajonale te AKU të ndjekin menjëherë gjurmueshmërinë në OBU që janë furnizuar me këto produkte për të verifikuar:

sasinë e produktit gjendje sipas emrit, datës së skadences, peshës dhe nr loti;

a ka filluar kthimi i këtij produkti ne kompaninë importuese;

nëse nuk konstatohet gjendje të verifikohet nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë kur është kryer shitja e fundit e këtij produkti, duke e faktuar dhe bashkëngjitur këtë shitje procedurës së inspektimit.

Kjo procedure u krye për të garantuar konsumatorin për produkt të sigurtë dhe referuar faktit që ky është një nga produktet më të kërkuara të sezonit e kryesisht për grupmoshën fëmijë, menjehere me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF, date 31.07.2021.

Drejtoritë Rajonale të AKU me marrjen e këtij informacioni filluan të kryejnë monitorime në OBU që ishin furnizuar me këto produkte sipas Loteve të njoftuara deri ne orët e vona. DRAKU po na informojnë mbi monitorimin e kryer nga ana e tyre në këto OBU, sasitë e konstatuara gjëndje sipas Loteve të njoftuara, sasitë e tregtuara dhe sasia gjendje e cila kaloi direkt për bllokim. Në disa OBU u konstatua se kishte filluar tërheqja mbrapsht e këtij produkti nga distributorët / shperndaresit.

Dalja ne terren e inspektorëve në rang kombëtar bëri të mundur bllokimin e mënjëhershëm të tregtimit të këtyre produkteve referuar dates se ardhjes se njoftimit të dhënë nga sistemi RASFF.

Në të dy subjektet importuese, në ndjekje të proçedures se kthimit te produktit të tregtuar, u konstatua se subjektet kanë kthyer sasitë e produktit të shpërndarë nga ana e tyre ne njësi tregtimi dhe produkti është grumbulluar në një ambient të vecantë. OBU janë në pritje të kryerjes së procedurës së asgjesimit referuar kërkesave të legjislacionit në fuqi për asgjesimin e produkteve. Monitorimi i këtyre OBU është në proces nga DRAKU i cili do përmbyllet me asgjësimin e këtij produkti.

Të fundit

Trump: Në mandatin tim të parë të gjithë po më luftonin, tani duan të jenë miq

Manjatë të teknologjisë, politikanë amerikanë, liderë të huaj dhe madje disa në media po “konkurrojnë” për të qenë pranë...

Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të re, puth flamurin kombëtar

Këngëtarja Parashqevi Simaku është parë me një pamje të re dhe në gjendje të mirë emocionale, ndërsa puth flamurin kombëtar. Sipërmarrësi i njohur shqiptar në...

Përcaktohen shefat e komisariateve në vend, publikohet lista fituese (Emrat)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka emëruar shefat e Komisariateve në drejtoritë vendore. Po ashtu, policia ka publikuar edhe listën me...

Integrimi në BE/ Rama: Një ditë krenarie e marshimit tonë drejt objektivit historik

Një ditë pas hapjes së kapitullit për politikën e jashtme në Bruksel, Kryeministri Edi Rama ka postuar një fotogaleri në rrjetet sociale ku shkruan...

18 dhjetor 1981: Vdekja misterioze e Mehmet Shehut, kryeministri që drejtoi për 28 vite

Mehmet Shehu vazhdon të cilësohet si një nga figurat më të rëndësishme dhe kontradiktore të historisë politike shqiptare. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV