Publikohet fotoja historike e Zyber Hallullit, kryetarit të parë të Bashkisë Tiranë dhe “babait të jetimëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyber Hallulli ishte kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës (1912) dhe themelues i “Shtëpisë së fëmijës”.

Ndryshe ai njihej nga populli edhe si “babai i jetimëve”.  Por cili ishte Zyber Hallulli? Ai lindi në Tiranë në vitin 1842 dhe vinte nga një familje autoktone me tradita fetare e patriotike. Studimet e para i kreu në shkollën e mesme “Ruzhdie” të vendlindjes.

Më pas ndoqi studimet e larta për teologji dhe filozofi në Stamboll. Hapat e tij ndoqi dhe i biri, Tahir Hallulli, i lindur më 1890 në Tiranë. Ky I fundit pasi mbaroi shkollën e mesme në kryeqytet, vazhdoi të lartën në Stamboll, po në degën që pati mbaruar babai i tij.

Babë e bir në kohë të ndryshme, ranë në kontakt me patriotë të kolonisë shqiptare të Stambollit, u brumosën me idetë patriotike për lirinë kombëtare, si edhe për mbrojtjen e trojeve tona nga synimet grabitqare të shteteve ballkanike.

Idetë e mëdha të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lufta heroike e popullit tonë për mbrojtjen e trojeve të veta nga synimet serbo-malazeze, lëvizjet e viteve 1910-1912 për shpalljen e pavarësisë, u bënë fanarë ndriçues në veprimtarinë e tyre praktike.

Zyber Hallulli, me t’u kthyer në atdhe, iu përkushtua me pasion hapjes së shkollës shqipe dhe mësimit të besimit islam, sepse pa çlirim mendor e shpirtëror, nuk mund të bëhej çlirimi kombëtar. Si kryetar bashkie i Tiranës, krahas shumë detyrave të tjera të mëdha, i lindi ideja e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve jetimë, të cilët për rrethanat historike që po kalonte kombi ynë, ishin shtuar shumë.

Ngritja e “Strehës Vorfnore” kërkoi ngritjen e një komisioni me bamirës të njohur të qytetit të Tiranës, ku përfshiheshin fetarë, përfaqësues të parisë, tregtarë e zejtarë, që do të financonin veprimtarinë e këtij institucioni.

Lexo edhe :  Mersin Mixha, nga 13-vjeçari i Luftës së Dytë te themeluesi i Aviacionit Shqiptar

Më 28 nëntor 1917, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, së bashku me patriotët Rauf Fico, Mytesim Këlliçi, Ismail Ndroqi, Luigj Shala dhe Xhelal Toptani, hapën për herë të parë këtë institucion, duke grumbulluar fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim krahine e besimi fetar.

Ky “baba i jetimëve” aq shumë iu përkushtua “Strehës Vorfnore”, saqë me dëshirën dhe vullnetin e tij, para se të vdiste, i dhuroi asaj të gjithë pasurinë personale.

Zyber Hallulli ndërroi jetë më 1927. Babë e bir kujtohen me respekt e nderim nga banorët e Tiranës, si vazhdues të denjë të patriotëve fetarë paraardhës.

Domethënëse është që edhe Shtëpia e Fëmijës sot në Tiranë mban emrin e Zyber Hallullit, një nga dijetarët dhe hoxhallarët e shquar myslimanë shqiptarë.

 

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV