Largimet nga PD e Korçës/ Salianji: Demokratë pushteti që s’janë mësuar me sakrificën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i zgjedhur nga demokratët Ervin Salianji ka shigjetuar të larguarit nga Partia Demokratike me idenë se demokrat nuk të bën pushteti.

Partia Demokratike do të jetë 12 vjet e destinuar për të qenë në opozitë, nëse në këto katër vite të ardhshme nuk do të ketë ndonjë suprizë rrugës. Por demokratët nuk i druhen pritjes edhe për katër vite, por edhe vëninen nën shputën e këmbës Partinë Demokratike, Lulzim Basha. shumë nga demokratët e thekur kanë dalë kundër mënyrës se si Basha po e trajton PD dhe njerëzit që kontribuojnë për selinë blu. Largimet nga PD e Korçës, jep një mesazh për Bashën dhe për sisitemin e ri që po ngre ai.

Por kjo nuk lexohet kështu nga deputeti i zgjedhur nga korçarët Ervin Salianji. Ai thotë se ikjet po bëhen se këta demokratë kërkojnë të jenë në PD vetëm kur kjo e fundit është në pushtet. Duket pak çuditshëm që Salianji e ka mbajtur deklaratën e shtypit në një prej rrugicave të Korçës duke bllokuar kështu kalimin e lirë të qytetarëve, dhe jo në selinë e degës së Partisë Demokratike. Një thirrje nga rruga për tju bashkuar Partisë Demokratike e dëmton akoma më shumë imazhin për ringritjen e Partisë Demokratike në Korçë.

Riformatimi i PD

Dega e Partisë Demokratike në Korçë ka nisur procesin e riorganizimit. Pas largimeve, selia qendrore ka autorizuar që drejtimi i partisë të bëhet nga tre nënkryetarët e saj. Deputeti i zgjedhur i këtij qarku, Ervin Salianji, nuk la pa akuzuar të larguarit, mes tyre edhe ish-kryetarin e degës Andrea Mano. “Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë “demokratë pushteti” dhe nuk janë dot demokratë sakricash dhe opozitë. Të sqarojmë tani se 15 seksione kanë problematika që është larguar kryetari ose sekretari i seksionit nga 146 seksione që ka Partia Demokratike në Korçë”, tha Salianji.

Lexo edhe :  Iku nga koalicioni me PD,Sterjovski dakordësohet me Ramën,do jetë në listën e PS në Korçë

Andrea Mano e shoqëroi dorëheqjen me disa akuza për nepotizëm e papërgjeshmëri në lidershipin e PD, por Salianji u kujdes të vinte në dukje se rezultati i 25 prillit për këtë qark ishte më i lartë se ai i vitit 2013. “Nuk është e lehtë dhe kjo është më se e kuptueshme të përballesh me një regjim. Por duhet thënë që qarku i Korçës është qarku i katërt me rezultatin më të mirë në rang kombëtar për Partinë Demokratike. Përpara Korçës, është vetëm Kukësi, Dibra dhe Lezha.

Në procesin e 25 prillit ne kemi marrë më shumë se 40%”, tha ai. Në fund të muajt korrik, kryetari i degës së PD-së në Korçë Andrea Mano, së bashku me anëtarët e kryesisë, dhanë dorëheqjen duke akuzuar drejtuesit qendror të partisë për humbjen e zgjedhjeve.

Të fundit

Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë

Nga Frrok Çupi Sot vetëm 28 njerëz prej nesh janë të sigurt. Ata prehen më së shumti në tokën e...

Protesta e paralajmëruar e PD/ Policia merr masa, ja segmentet me kufizim të lëvizjes

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035,...

Probleme me zemrën, shtrohet në spital kryeministri i Kroacisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të premten në mbrëmje për shkak të një çrregullimi të herëpashershëm...

Djali i Trump trondit me deklaratën e tij gjatë takimit me Vuçiç

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Jr., ka bërë një deklaratë kontroverse lidhur me ngjarjet që çuan në bombardimet e NATO-s...

Bashkëbisedimi me Ramën, kandidati i ri i PS nuk i mban dot lotët teksa kujton të atin

Gjatë bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Lajme të tjera

Web TV