Plagosi me armë 33-vjeçarin në Ksamil, arrestohet pushuesi nga Shkodra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar autori i plagosjes së 33-vjeçarit mbrëmjen e sotme në dhomën e një hoteli në Ksamil. Polica njofton se është arrestuar Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Më tej blutë e Sarandës bëjnë me dije plagosja ka ndodhur nga pakujdesia. 33-vjeçari që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai jeton në Itali dhe kishte ardhur me pushime në Ksamil.

‘Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar.

Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes.

Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia.

Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45,  në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe  dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

 

Të fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

Lajme të tjera

Web TV