“Do bësh s*ks me mua?”/ Ja si i përgjigjet Roza Lati pyetjes provokuese

Moderatorja Roza Lati ka treguar se është shumë mendje hapur dhe pa komplekse, e si e tillë nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve provokative të ndjekëësve të saj në Instagram.

32-vjeçarja është mjaft aktive në rrjete sociale, ku tërheq vëmendje gjithmonë me anë të seteve fotografike që realizon, pasi në to shfaqet mjaft joshëse, sensuale, duke pozuar herë topless e herë lakuriq.

Mbrëmjen e djeshme, prezantuesja seksi zhvilloi një intervistë virtuale me ndjekësit dhe pyetja e parë pikante që iu bë ishte: “Kur ke bo seks për herë të fundit?”.

Roza vendosi të përgjigjej me ironi ndaj pyetjeve personale, duke shkruar: “Alo…? Po… dy bileta për kinema desha… reshti fundit të lutem… po… Faleminderit!”.

Një tjetër i drejtoi këtë pyetje Latit: “Kam kohë të gjatë pa bërë seks. Do bësh seks me mua?”.

Edhe këtë herë, Roza vazhdoi historinë e “filmit” në përgjigje, duke shkruar: “Alo… po… ca, kam parku keq??? Po unë ia dhash çelësat atij rojes mo! Merru me rojen, jo me mua!”.