Berisha dhe Basha “pro” afganëve, i sulen Ramës për shpopullimin e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politika shqiptare bëhet rrallë herë bashkë për të marrë vendime që i kalojnë kufinjtë. Kësaj here pas kryeministrit Edi Rama që hapi derën për afganët, ka reaguar edhe shefi i opozitës Lulzim Basha, i cili ka shprehur dakordësinë me vendimin e marrë nga Rama. Ai është shprehur se duke qenë se Shqipëria është anëtare e NATO-s, është detyrë e saj të qëndrojë pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan. Përmes rrjetit të tij social Facebook, kryedemokrati shkruan se Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë. “Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët. Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre”, shkruan ai.

Berisha: Detyrim ligjor dhe moral

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është pro ardhjes së refugjatëve afganë në vendin tonë. Berisha shkruan se është detyrim ligjor dhe moral i Shqipërisë si aleat i SHBA dhe vend anëtar i NATO që të mikpresë refugjatët afganë qoftë përkohësisht apo përfundimisht. “Rikthimi pas 20 viteve me shpejtësi në Afganistan i talebanëve, rregjimit me obskurantist që nga mesjeta, përbën një nga ngjarjet më dramatike të historisë së pasluftës së Dytë Botërore. Ndër të tjera ky rikthim përbën për kombin afgan një kob të zi me pasoja tashmë të njohura dhe katastrofale”, shkruan Berisha për lajmin se afganët janë pushtuar nga talebanët. Ai shkruan qartë se afganët janë të mirëseardhur në Shqipëri qoftë përkohësisht qoftë përfundimisht. “Në këtë kuadër, strehimi i atyre që kanë si alternative prerjen e kokave nga xhelatët talebanë përbën detyrim moral por dhe ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar për çdo vend të lirë. Shqipëria, si aleate e SHBA, si vend anetarë e NATO-s, si vend bijtë e të cilit ranë për tu bërë të pavdekshëm për paqen në tokën afgane por dhe në përputhje me traditën e shkëlqyer të shqiptarëve, sigurisht do të mikpres me gjithë zemër refugjatët afgan qoftë përkohesisht qoftë përfundimisht në tokën e saj”, shkruan Berisha. Nga ana tjetër, ai kritikon Ramën duke thënë se po e përdor vendimin për përfitime personale politike. “Ndaj dhe duke ju uruar mirëseardhje refugjatëve afgan në Shqipëri, dënoj me ashpërsinë më të madhe përpjekjen banale prej ordineri të Edvin Kristaq Ramës për të shpëlarë fytyrën e tij të nxirë dhe për të ndërtuar me sharje të ulta suksesin mbi një dramë të thellë njerëzore. Me këtë rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganëve nuk të heq ziftin e vasalit të serbomadhit Vuçiç apo të antishqiptarit që mohon genocidin ciklik të serbëve në Kosovë. Ardhja e afganeve në Shqipëri nuk të lanë duart nga thikat që ti për llogari të padronit tënd dhe si tradhtar i kombit shqiptar ia fute pas shpine Kosovës”, shkruan Berisha.

Lexo edhe :  Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona

Edhe Kosova në pritje të afganëve, Osmani
dhe Kurti: Gjithçka do përmbyllet mirë

Pas Shqipërisë edhe Kosova u ka hapur dyert afganëve, duke pranuar strehimin e tyre pas kërksesës së SHBA. Konfirmimin e ka bërë presidentja Vjosa Osmani e cila thotë se menjëherë pas dakordësimit institucional qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues. Ka qenë kërkesë e SHBA, që kjo çështje të mbetet konfidenciale për arsye të sigurisë thotë Osmani. Ndërsa thotë se ka dhënë pëlqimin e saj për një operacion të tillë humanitar Osmani nënvizon se qytetarët afganë do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë. Edhe Luan Dalipi shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, tha se “gjithçka do të përmbyllet mirë”. “Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. SHBA-ja është aleatja jonë kryesore dhe partnerja jonë strategjike”, tha Dalipi. Dy ditë më parë agjencia e lajmeve Reuters citoi dy burime amerikane t’i kenë thënë se “Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës stimuj ekonomikë dhe politikë në shkëmbim të pranimit te disa mijëra afganëve. Por, diplomatët amerikanë kanë thënë se Uashingtoni ka shqetësime lidhur me aftësinë e Kosovës për të strehuar afganët”. Pasi kryeministri Edi Rama pranoi kërkesën e SHBA për strehimin e afganëve në vendin tonë dhe tha se edhe Kosova duhet ta praojë një ftesë të tillë, i pari që reagoi nga Kosova ishte ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një mendje me Ramën, Haradinaj shkroi se edhe Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së. “Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria”, shkruan Haradinaj. Haradinaj shprehet se duhet qëndruar pranë Amerikës ashtu siç ata riatdhesuan shtetasit e Kosovës nga Siria. Pak më parë ishte kryeministri Edi Rama i cili tha se s’do t’i thotë jo kërkesës së SHBA, madje theksoi se ka pranuar kërkesën për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit. Në reagimin e tij Rama nënvizoi se shpreson që edhe qeverisë së Kosovës t’i jetë kërkuar që të strehojë afganët që kanë punuar me forcat amerikane dhe se uron që edhe ajo t’i përgjigjet pozitivisht SHBA.

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV