Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me përjashtimin e pak minutave që shkon çdo ditë me të Ëmën, të cilën e do dhe e nderon shumë, nuk e le tryezën e punës gjer në mes të natës.

Miqtë e Mbretit thonë se i mungojnë njerëzit e shkolluar, vendi s’ka universitet, i mungon dhe besimi që të ngarkojë të tjerë njerës me punëra të shtetit dhe prandaj ngul këmbë ta bëjë çdo gjë vetë.Po nëqoftëse e qeveris Shqipërinë në bazë të një njeriu të vetëm, ay s’ka aspak dukjen e diktatorit. Me pamjen e tij të butë, hundë të gjatë, gojë delikate, me një qëndrim plot dinjitet dhe një dukje aristokratike, të kujton më shumë një njeri nga fëmijët fisnik të Francës ose Austrisë, që s’i ka vrarë kurrë mendimi dhe puna. Po Mbreti më i ri i Evropës, larg nga të qenit -diletant-ose njeri sallonesh, e qeveris vendin e tij me dorë të hekurt ,po të drejtë, dhe i jep popullit një shembull të shkëlqyer me punën e tij të parreshtur.

Kur Korespondenti i Associated Press-it, e vizitoi sot në Pallat (9 Qershor 1929), e gjeti Mbretin duke përkëdhelur dhe shkonte kohën me një tufë shkabash(shqiponjash), të maleve, të cilat i ka zbutë vetë.
“Duke qenë se Shqipëria është një vend me shkëmbinj dhe male të larta”, tha MBreti duke qeshur- në një gjermanisht të mbaruar,”këtu kemi aq shkaba sa ju në Amerikë keni rebece(Sparroës).

Lexo edhe :  1987 – Klaus Barbie, “Kasapi i Lyonit”, dënohet për krime kundër njerëzimit

Si gjithë shkabat e botës, shkaba e Shqipërisë ëshët kryelartë, e guximshme, independente, prandaj e bamë simbolin e lirisë kombëtare, siç e ka bërë dhe Amerika. Me që populli im m’i sjell me shumicë, si dhuratë, tani kam mjaft prej ryre sa të eksportoj ca në Amerikë”… Pastaj duke qeshur Mbreti shtoi:”Po populli Amerikan ka mjaft shkaba dhe mjaft Liri”…(Përgatiti për Diellin: D. Greca)/55News.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV