Një shqiptare në Afganistan, Peleshi: Së shpejti do bëhet riatdhesimi i saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të martë ka komentuar dhe vendimin e qeverisë për strehimin e një grupi afganësh në vendin tonë.

Peleshi në fjalën e tij është shprehur se ne si vend anëtar i NATO-s kemi përgjegjësinë tonë për të ardhur në ndihmë në kriza të tilla.

Sipas tij një kontigjen afganësh pritet të vijnë gjatë orëve në vijim, të cilët do të strehohen përkohësisht në vendin tonë.

“Ne jemi pjesë e mobilizimit për të përballuar pjesën tonë në këtë krizë, dhe duhet që të mirëkuptojmë gatishmërinë tonë për të marrë pjesën e ngarkesës që i tako dhe ky është rasti për pritjen e një pjesë të afganëve pasi vendi i tyre është në trazira, Shqipëria ka pranuar dhe duke u ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që do të presim një kontigjen të grupit të afganëve”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka dhënë detaje në lidhje me një shtetasen shqiptare që ndodhet në Afganistan, ku theksoi se janë në bisedime për riatdhesimin sa më parë të saj.

“Një shtetase shqiptare punonte atje për një organizatë të huaj dhe kemi pasur informacion nga familja dhe po bëjmë gjithçka duhet për të bërë dhe riatdhesimin e saj në vendin tonë”, është shprehur Peleshi.

Të fundit

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të...

Pamjet/ Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët! Detajet

Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë. Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit. Nga flakët raportohet se ka...

Lajme të tjera

Web TV