Pandemia në Shqipëri/ Rastet e infektimit dhe të vdekjeve në këto dy vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej Marsit 2020 Shqipëria u përfshi në vendet që u infektua nga Covid 19. Në këtë muaj u zbuluan personat e parë të prekur që ishin babë e bir, ndërsa e para vdekje që u shënua nga Covid 19 ishtë një e moshuar nga Durrsi. Kjo ishte fillesa zyrtare në Shqipëri. Sot pas 17 muajve nga mbylla e vendit mund të arrihet të bëhet një krahësim mes këtyre mes perudhës 9 mars-15 gusht 2020 dhe 9 mars-15 gusht 2021. Ato japin një ide më të qartë të situatës së kaluar dhe asaj që mund të vijë përpara. Shqyrtimi i të dhënave vjen pasi fundjava regjistroi numrin më të lartë të rasteve ditore në pesë muajt e fundit në Shqipëri. Prirja në rritje e këtyre ditëve konfirmon paralajmërimet e ekspertëve se të dhënat e një vale të mundshme infektimesh nga varianti Delta do mund të shikoheshin gjatë muajit gusht.

Rastet ditore

Nga 9 marsi 2020 deri më 15 gusht 2020 autoritetet shëndetësore kryen 49,801 teste, prej së cilave rezultuan pozitivë 7,260 persona – pozitiviteti i përgjithshëm 14.6%. Nga 9 marsi 2021 deri më 15 gusht 2021 u kryen 462,760 teste, prej së cilave rezultuan të infektuar 22,365 persona – pozitiviteti i përgjithshëm 4.8%. Krahasimi mes dy viteve mbetet në diskutim për sa kohë numri i testimeve ka qenë i ndryshëm. Sidoqoftë të dhënat japin një indikator të prirjeve të infeksionit. Vjet gjatë verës kishte një valë infektimesh që erdhi gradualisht në rritje. Këtë vit, pas lehtësimit të ndjeshëm në maj deri në fillim të gushtit pati shumë më pak raste. Situata ndryshoi në fillim të gushtit ku brenda 15 ditëve u pikasën 2,864 raste (1,984 në 2020). Prirja është shqetësuese pasi aktualisht nuk ka masa domethënëse kufizuese. Për t’i paraprirë një situatë të rënduar në vjeshtë autoritetet shëndetësore në Shqipëri vetëm kanë ulur kufirin e grup-moshës për vaksinimet. Prej 1 gushtit mund të vaksinohet çdo qytetar mbi 18 vjeç dhe çdo ditë autoritetet apelojnë që qytetarët të vaksinohen. Ndërkohë Shqipëria nuk detyron karantinën për udhëtarët që hyjnë në vend.

Lexo edhe :  Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Rastet aktive

Vala e variantit Alpha të COVID-19, që buroi gjatë dimrit fillimisht në Britani të Madhe, bëri që më 9 mars 2021 në Shqipëri të kishte mbi 35 mijë persona që kishin një test pozitiv. Por deri në fund të majit ky numër i të prekurve ra nën 1 mijë dhe në fund të qershorit nën 100. Ndryshe ndodhi vitin e shkuar ku prirja ishte rritëse, prirje e ngadaltë. Me variantin e parë të COVID-19, që ishte më pak ngjitës, Shqipëria raportonte më pak se 200 të prekur në mes të muajit maj 2020. Në fund të qershorit kishte mbi 1 mijë, në fund të korrikut mbi 2 mijë dhe në fillim të gushtit mbi 3 mijë. Situata aktuale (2,810 raste aktive 15 gusht 2021) është kryesisht rezultat i variantit Delta, që është konfirmuar se qarkullon në Shqipëri që prej fillimit të verës.

Vdekjet

Nga 9 marsi 2020 deri më 15 gusht 2020 u raportuan 225 viktima nga COVID-19. Për të njëjtën periudhë 9 mars – 15 gusht, gjatë këtij viti janë raportuar diçka më shumë se dyfishi i viktimave (508). Por vlen të thuhet se vetëm 14 humbje jetësh janë shënuar nga muaji qershor deri më 15 gusht – 494 viktima nga 9 marsi deri më 31 maj 2021. Një vit më parë gjatë muajve të verës, qershor, gusht raportoheshin rreth 200 viktima nga COVID-19. Numri më i ulët i viktimave këtë periudhë të vitit mund të ketë ardhur si rezultat i përgatitjes më të mirë të kapaciteteve spitalore dhe stafit shëndetësor.

Të fundit

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez...

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine...

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet për median bëjnë me dije...

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët. Kreu i qeverisë njoftoi...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Lajme të tjera

Web TV