Gjithçka është ekonomi dhe kjo vlen mbi politikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Aktualisht, kur ndryshimet në të gjitha fushat janë përshpejtuar, zhvillimi efektiv novativ i ekonomisë kombëtare kërkon përdorimin e mekanizmave novatorë për menaxhimin e ekonomisë dhe rajoneve që kontribuojnë në një rritje të shkallës së rritjes ekonomike është e rëndësishme të kuptohet dhe përdoret ndikimi i ndërsjellë i faktorëve mbi njëri -tjetrin dhe në zhvillimin e përgjithshëm.
Ne tash sa vite vijojmë të jetojmë me:
– praninë e infrastrukturës ende të dobët,
– me mundësi të ndryshme, por të pakoordinuara drejt rritjes ekonomike konkurruese dhe të qëndrueshme,
– me mungesë të shfrytëzimit të plotë të mundësive që ofrojnë burimet e vendit,
– me mungesë të rishpërndarjes së saktë të burimeve natyrore,
– me qëndrueshmëri kokëfortë t ë administrimit të keq dhe, në veçanti,
– me klientelizëm politik në rritje dhe korrupsion sistemik.
Këto janë më së shumti problemet sistemike dhe sfidat strukturore (por jo shteruese), që pengojnë një konvergjencë më të shpejtë ekonomike ndaj ecurisë ekonomike më të zhvilluar dhe që e bën vendin tonë më të prekshëm nga varësia e huaj.
Gjithçka është ekonomi!

Nëse ne, shqiptarët pas 30 vitesh ekonomie tregu do të kishim mirëqenien ekonomike të krahasueshme me vende që e kanë këtë mirëqenie të krijuar tashmë (vende si Estonia, Letonia, Sllovenia), atëherë ne do të kishim një tjetër vend dhe pozicion në renditjen, që i përket një vendi me potencialet e aseteve nëntokësore dhe mbitokësore si Shqipëria. Mirëpo, kur nuk materializohen mekanizmat e përgjegjësisë politike, ekonomike, sociale dhe kulturore nuk bëhet asgjë më shumë se sa fakti që burimet mund të shfrytëzohen për pasurimin personal të elitës që ka lidhje me to, ku përfitimet mund të rishpërndahen në rrethin e kufizuar të familjeve të tyre, si dhe rrethit më të afërt me ta. Mungesa e investimeve të mjaftueshme ndër vite paraqet një problem për votuesit, që është vështirë të zgjidhet, si nga media investigative, por edhe nga shoqëria civile e angazhuar sepse mbetet gjithmonë, mundësia për ta lënë fajin te trashëgimnia e mëparshme, por që në fakt edhe pas 30 vitesh ne jemi me një infrastrukturë të dobët dhe të pazhvilluar. Më e pakta që ndodh në rastin e aktivizimit të buxhetit ndaj zhvillimit të infrastrukturës rrugore dhe më gjerë është se ato tashmë kushtojnë me kostot që mbartin brenda tyre edhe çmimin e korrupsionit. Kjo kosto me gjithë se mund të provohet se përfshin brenda edhe korrupsionin gjithsesi do të vijojë të jetë me çmimet e aprovuara, pasi këto kosto ndodhin të jenë reale vetëm në juridiksione ku llogaridhënia është në plan të dytë për qeverinë dhe politikën në përgjithësi. Shumica e këtyre rrugëve vazhdojnë të jenë të ende problematike gjatë stinëve të lagështa dhe ne vijojmë të jemi të njëjtët votuesë që presim që të ndodhi mrekullia ekonomike, kur në fakt ajo ka ndodhur për një pjesë që nuk kalon 1% të popullsisë, por ne, votuesit nuk e kemi kuptuar. Kjo ka pasoja të qarta dhe të rëndësishme për lëvizshmërinë e qytetarëve, si dhe për aksesin e tyre në tregjet e punës, kudo që ekzistojnë, dhe në infrastrukturën tjetër kritike, siç janë spitalet, shkollat. Në fakt, Shqipëria ka probleme sistemike lidhur me modelimin e ekonomisë dhe konkurueshmërinë e saj, me korrupsionin dhe adresimin e tij, me informalitetin dhe minimizimin e tij, me administrimin fiskal dhe vizionin e tij. Problemet sistemike kërkojnë zgjidhje sistemike! Nëse ju po e lexoni këtë, ka shumë mundësi që ju tashmë e dini se ne po përballemi me një krizë të thellë që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri apo Kosovë. Kjo është një krizë që përfshin pothuajse të gjitha aspektet e jetës kombëtare brenda kontekstit ndërkombëtar. Ne (jo vetëm ne votuesit) DUHET TË PRANOJMË SE jemi të rrethuar nga dështime tragjike – sociale, ekonomike, politike dhe mjedisore. Interesi kombëtar sugjeron se, përveç njohjes së shkallës së sfidave me të cilat përballemi, ne duhet dhe nevojitet të jemi të interesuar të zbuloni se si mund t’i trajtojmë ato. Nëse analizojmë treguesit makroekonomikë, por edhe ato socialë ne mund të arrijmë lehtësisht në përfundimin se problemet tona më të mëdha, përfshirë edhe ato kombëtare janë të rrënjosura thellë në sistemin tonë themelor politiko-ekonomik. Puna e derisotshme për të mundësuar ndryshime që bëjnë dallimin për të dalë nga situata aktuale, sado të vlefshme duket se nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme duke ju referuar modelit aktual të të bërit politikë dhe ekonomi. Sistemi ynë aktual thjesht nuk është i programuar për të siguruar mirëqenien e njerëzve, vendit dhe natyrës. Prioritetet në dukje duket se janë rritja e PBB -së, fitimet e bizneseve, si dhe rritja e vlerës së shtuar të ekonomisë, por në dukje këto janë vetëm arritje/tregues që paraqesin panoramë të kufizuar dhe aspak vizionare të ekonomisë. Ekonomia jonë nuk duhet të krahasohet me vetveten (vit me vit. Tremujor me tremujor), por me vizionin dhe objektivat që duhet të arrihen për të qenë konkurruese në raport me vendet fqinje dhe me vendet e evropiane.

Lexo edhe :  Gropa gjigande elektorale e PD-An+LSI nuk u mbush dot nga partitë e vogla…

Tashmë, Shqipëria duhet të kishte arritur të ishte konkurruese në rajon, për sa kohë që nuk ka më izolim nga sistemi politik. Lajmi i mirë është se ne me siguri nuk e fillojmë nga zeroja ekonominë pas vitit 2021. Tashmë ekzistojnë shembuj konkretë dhe politika zhvillimore/strategji, se si mund të arrijmë qëllimin tonë për një të ardhme financiare të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Këto përfshijnë si modelimin e tranzicionit të energjisë së rinovueshme me ndikim në shumë nivele të shoqërisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në pronësinë e publikut ose komunitetit të sektorit të ri, por po ashtu edhe në projektet që vlejnë për shfrytëzimin e pasurive mbitokësore në funksion të komunitetit më të gjerë dhe përdoruesve të zonës. Forma të tilla bashkëpronësie jo vetëm që do të injektojnë një demokraci shumë të nevojshme në sistemin tonë, por gjithashtu mund të kontribuojnë në rigjallërimin social dhe ekonomik. Ky fakt tashmë duhet pranuar, për sa kohë në 30 vite nuk funksionoi zhvillimi i pronës bazuar mbi qasje individuale dhe zonale. Edhe pse duket si shumë e avancuar për mentalitetin tonë, ne duhet të sjellim të ardhmen në të tashmen, duke filluar nga komunitetet tona.

Natyrshëm, si dhe me një siguri të qëndrueshme për vijimësinë mundet, që përmbushja e sfidës së zhvillimit do të kërkojë ndryshime të thella, aq më shumë sistemike. Përderisa ende përparësitë reale të shoqërisë shqiptare mbeten rritja e PBB -së, gjenerimi i fitimeve të bizneseve, rritja e të ardhurave të atyre që tashmë kanë më shumë dhe duan më shumë, si dhe mbështetja e stilit të jetës sonë konsumatore, ku secili duhet të gjejë vetveten, adresimi i përçarjeve shumëdimensionale në të njëjtën kohë do të ishte si të përpiqesh të duash të ecësh më shpejt se sa mund të lëvizësh në një shkallë lëvizëse. Të folurit për lidhje të tilla do të ndihmojë në përfshirjen e debatit rreth natyrës sistemike të krizës, e cila është një nga qëllimet kryesore të diskutimit tonë. Gjatë muajve të ardhshme, Ne (Qeveria, Opozita, Shoqëria civile, Shoqatat e biznesit, Sindikatat, Organizatat e ndryshme, bashkësia fetare, individët, bizneset) duhet të synojmë të nisim një eksplorim rigoroz të zgjidhjeve dhe të ndajmë gjetjet tona përmes transprencës së domosdoshme, raporteve të publikuara, dokumenteve të punës dhe angazhimit interaktiv të shoqërisë civile dhe oraganizatave të bizesit dhe më gjerë. Ne gjithashtu duhet të mbajmë gjallë debatin për këto tema, të zhvillojmë dhe përhapim idetë dhe të sigurojmë platforma të tjera ku njerëzit mund të angazhohen. Gjithshka është ekonomi dhe kjo vlen mbi politikën pasi ato ndërveprojnë me njëri – tjetrën. Njerëzit do t’i bashkohen këtij debati në pika të ndryshme dhe do të vijnë me shumë perspektiva dhe përvoja të ndryshme. Përpjekjet tona do të kërkojnë bashkëpunim me komunitetin tashmë të angazhuar në një gamë të gjerë pune plotësuese, për të cilën dyshojmë se do të përfshijë shumë prej jush që e lexojnë këtë.

Të fundit

Vota preferenciale! PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko....

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme për çdo njeri. Pas një gjumi të thellë duket sikur të gjitha mendimet negative...

Revolucion Salikullist

Edison Ypi Mirë i ka vajtur mendja Sali Kullës. Pavarsisht se po hani si derra, po pini si kafshë, po visheni e po mbatheni si...

Policia godet Call Center që mashtronte me investimet online, arrestohen 3 organizatorët

Policia ka zbuluar një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik dhe ka vënë në pranga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa...

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës nga Maqedonia e Veriut të mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sipas Policisë bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV