U raportua se iku me 4 makina me para, zbulohet shteti që ka strehuar presidentin e Afganistanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u largua nga vendi më 15 gusht sapo militantët talibanë hynë në kryeqytetin Kabul.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se për arsye humanitare, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij”, thuhet në një njoftim të ministrisë që u publikua në faqen zyrtare të këtij institucioni më 18 gusht.

Ghani, që vetëm disa ditë më parë ishte zotuar se nuk do të largohej nga vendi, më 15 gusht iku pa u vërejtur, në orët më të nevojshme të vendit të tij.

Disa orë pasi u largua, Ghani shkroi në Facebook se ai u largua nga shteti për të parandaluar “gjakderdhje”. Disa media raportuan se ai fillimisht udhëtoi për në Taxhikistan ose Uzbekistan – edhe pse të dyja këto shtete mohuan një gjë të tillë – përpara se të udhëtonte drejt një shteti të tretë të panjohur. Që nga e diela nuk dihej vendndodhja e tij. Ikja e Ghanit nga Kabuli, teksa qyteti pa rezistencë ra në duart e talibanëve, shënoi fundin e trazuar, të polarizuar të shtatë vjetëve të tij në pushtet.

Talibanët filluan pushtimin e vendit që prej se nisën ofensivën ushtarake, e cila përkoi edhe me nisjen e tërheqjes së trupave të huaja më 1 maj. Grupi militant mori nën kontroll shumë qytete të vendit brenda një jave derisa forcat qeveritare u dorëzuan ose u tërhoqën.

Ghani, që ka mbajtur postin e ministrit të Financave, erdhi në pushtet më 2014 kur fitoi zgjedhjet presidenciale që u përshkruan me pretendime për mashtrim dhe vjedhje votash.

Ghani, një pashtun etnik nga provinca lindore Logar, gjithmonë ka qenë i kualifikuar që të mbante poste të larta politike në Afganistan. Ai ka punuar për Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuar dhe madje ka shkruar edhe një libër se si të rregullohen shtetet e dështuara. Ghani fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, që u përshkruan nga dalja e ulët në zgjedhje dhe nga pretendimet për mashtrim. Fuqitë e huaja dhe ato të brendshme i bënë thirrje atij që të shtynte zgjedhjet në mënyrë që të mbaheshin bisedime me talibanët. Por, Ghani refuzoi.

Lexo edhe :  Gjermani/ Rënie prej 50% e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

Më 2018, Shtetet e Bashkuara hapën bisedimet e drejtpërdrejta me talibanët në Katar pa prezencën e Qeverisë afgane. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, palët nënshkruan një marrëveshje dypalëshe që i hapi rrugë tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani.

Talibanët thanë më 17 gusht se ata duan paqe dhe një qeveri gjithëpërfshirëse-brenda vlerave të Islamit. Ata u zotuan se nuk do të hakmerreshin kundër kundërshtarëve dhe se do të respektonin të drejtat e grave brenda kornizës së ligjit islam./REL

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV