“Duhet të mendojmë për ta”! Rama për BBC: Ne ishim “afganë” para 30 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një intervistë të dhënë për emisionin radiofonik “The World Tonight”, në BBC ka folur lidhur me situatën më afganët, ku Shqipëria ka vendosur që të pranojë disa prej tyre në vendin tonë.

Rama ka theksuar se shqiptarët ishin si afganët rreth 30 vite më parë, ndërsa ka shtuar se tashmë është çasti për të ndihmuar afganët.

“Unë nuk e di se çfarë nënkuptojnë vende të Bashkimit Evropian, kur thonë se do të marrin refugjatë afganë në vite. Duhet të jemi aty për ata që punuan për ne. Janë mijëra, duhet të jemi aty tani, jo në vite. Tani!” tha Rama.

“Ne kemi qenë në një regjim të ngjashëm me atë taleban”

“Duhet të mendojmë për afganët sepse nëse jo, ata do të ndëshkohen si tradhtarë dhe me tradhti, nënkuptoj vdekjen, pasi ashtu trajtohen tradhëtarët atje”.

“Ne i kemi parë luftërat. I kemi jetuar ato. Kemi jetuar tmerret e luftës”.

“Këta jemi ne. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas luftës se sa përpara luftës. Kemi këtë kod, ku turpi më i madh në jetë, është të lësh në baltë mysafirët. Ne ishim afganë disa dekada më parë, kur ikëm nga Shqipëria, fortesa e Koresë së Veriut në Evropë në atë kohë. Trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirërpitëm. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se në këtë botë jetojmë. Nuk jemi të pasur, por nuk duhet të humbasim kujtesën kolektive”, ka shtuar Rama më tej.

Të fundit

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka...

Pastrim parash dhe kontrabandë bizhuterish, GJKKO merr vendimet për grupin e akuzuar

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për të dyshuarit për kontrabandë mallrash,...

Kush fshihet pas BITCOIN?/ Kush është pronari dhe sa rrezikshmëri ka?

Bitcoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore...

CEFTA në Konferencën e nivelit të lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal

Beçiq, Mal i Zi, 28 Janar 2025 – Sekretariati i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) mori pjesë në Konferencën e...

Tregu gjerman në krizë?! Rritet numri i qytetarëve të papunë gjatë muajit janar

Papunësia arriti deri në 6.4% gjatë muajit janar nga 6% që ishte dhjetorin viti të kaluar, duke shënuar një rekord të ri në dekadën...

Lajme të tjera

Web TV