Pse ka kaq frustrim rreth ‘afganëve’ në Tiranë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Në Tiranë nuk ka urrejtje për afganët. Nuk ka as racizëm në kuptimin e pastër ndaj tyre. Por ka një frustrim të madh, pse ata po vijnë, kush po i sjell, sa janë, sa do të rrijnë, kur do të ikin etj.

Edhe pse kryetari formal i opozitës Lulzim Basha ka bërë një deklaratë publike, që është dakord me ardhjen e tyre për të mos e bërë politike problemin, përsëri ai ekziston dhe ekziston në formën e tij politike.

Frustrimi nuk është me afganët, por me Edi Ramën. Është një frustrim që vjen nga dy përvoja të mëparshme të kundërshtarëve të tij, rreth tërmetit dhe pandemisë.

Në të dyja krizat, u tentua që fatkeqësia të përdorej politikisht dhe u përdor. Por në finale nga ky përdorim fitoi Edi Rama.

Menaxhimi i tërmetit bëri me shtëpi të reja rreth 5 mijë familje shqiptare, mijëra të tjera përfituan fonde direkt për rinovim të shtëpive dhe në disa qytete ka ndodhur një transformim urban, që do t’i shërbejë Shqipërisë në vite si model.

E njëjta gjë ndodhi me pandeminë. Edhe pse Qeveria mund të ketë bërë plot gabime në menaxhim, pasi gaboi thuajse çdo qeveri e botës, pandemia u menaxhua dhe Shqipëria pas pranverës ishte vendi me më pak shifra në botë dhe vazhdon të përballojë agresionin e versionit delta falë vaksinimit dhe imunitetit të tufës.

Propaganda shpesh makabre opozitare për të ngjallur panik, për të shpikur vdekje dhe për të destabilizuar situatën dështoi.

Kriza e afganëve prodhon frustrim vetëm për këtë shkak. Të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës mendojnë se ky është rasti i tretë i artë i tij dhe po përpiqen të sulmojnë me gjëra banale.

Lexo edhe :  Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Njëra pikë është që e bën këtë se do ta ketë mirë me SHBA. Kjo për Edi Ramën nuk është lajm. Lajm ishte për Lulzim Bashën.

Pastaj e akuzojnë si mburravec ndërkombëtar, pastaj fillojnë shikojnë ku po vendosen afganet, se mos ngacmojnë femrat shqiptare (shqiptarët e viteve 90 ishin emigrantët më të frustruar seksualisht në Evropë), dhe në fund kanë për ta akuzuar se kanë vjedhur ndihmat e dhëna për afganët, e kështu me radhë.

Nuk e kanë me afganët. As me historinë e dhimbshme të tyre. E kanë me faktin se Edi Rama po e paraqet këtë si një krizë që do ta zgjidhë ai, dhe frika e këtyre është që do ta zgjidhë.

Kaq banale është. Por qetësohuni se nuk ka zgjedhje afër dhe do të harrohet deri atëherë.

Të fundit

Çfarë ndryshojnë sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Nga Todd Prince, REL Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në...

E papritur: Chiara Ferragni nga miliardere, tani drejt falimentit?

Dyqani i Chiara Ferragni, i vendosur në Via del Babuino 152 në zemër të Romës, ka ndërprerë zyrtarisht aktivitetin. Vendimi u bë publik nga...

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Rreth 250 milionë bletë u liruan pas përmbysjes së një kamioni në shtetin amerikan të Uashingtonit të premten, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime...

Nard Ndoka ‘rrëfen’ intrigat e Flamurit dhe Jozefinës ndaj demokristianëve!

Nard Ndoka, Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane. Ndoka sqaron se...

Tifozët pas porte, FSHF-ja merr dritën jeshile nga FIFA për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për...

Lajme të tjera

Web TV