“Nuk të kafshon jo”/ Qytetari nga Tirana ‘masakrohet’ nga qeni, gjykata fundos pronarin, ja dënimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri nga Tirana është dënuar nga Gjykata e kryeqytetit me 500 mijë lekë gjobë, për shkak se është gjendur fajtor për “Braktisjen e kafshës së shoqërimit”. E cila ma pas ka kafshuar një qytetar, duke i shkaktuar plagë të rënda në dorë.

Rasti është rregjistruar në 30 Mars 2021, pranë shkollës “Jakov Xoxa” në Tiranë, kur E. B, ishte duke ecur me biçikletë. Në këtë moment ai ka parë një djalë të ri, i cili mbante një qen me zinxhir. Ne momentin që E.B, ka kaluar pranë qenit është frikësuar dhe personi që mbante qënin E. Ç, i ka thene “…nuk të kafshon jo…”.

E. B. ka vazhduar rrugën dhe kur ka kaluar pranë qenit ai i është vërsulur. Ai për tu mbrojtur i ka nxjerrë dorën para dhe qeni e ka kafshuar në dorë. Personi që kishte qenin banonte aty pranë dhe i ka thirrur babait të tij, duke i thënë “…hajde se ka kafshuar qeni dikë…”.

Në këtë moment aty ka ardhur babai i djalit, i cili ka hequr qenin prej atje dhe është larguar bashkë me të, dhe me gjithë kërkesën e E. B ai nuk ka pranuar ta dërgojë atë në spital duke i thënë se “…nuk kam makinë për të transportuar….”. Nisur nga kjo situatë qytetari i është drejtuar komisariatit Nr.4 në Tiranë duke depozituar një kallëzim penal.

Çështja u rregjistrua në prokurori dhe prokurori i çështjes, Sajmir Hysi, vendosi të marrë të pandehur të riun E. Ç, duke i kërkuar gjykatës dënimin e tij me 750 mijë lekë të vjetra gjobë.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtari i çështjes, Kujtim Vraniçi, e dënoi përfundimisht E. Ç me 500 mijë lekë të vjetra.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV