Si Osama bin Laden nuk lejoi Al Kaedën që të vriste Joe Biden, besonte se do ishte një president i paaftë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Osama bin Laden kishte ndaluar Al Kaedën që të vriste Joe Biden, pasi parashikonte asokohe se demokrati do të bëhej një president i paaftë dhe do të ‘çonte SHBA -në në një krizë’, nëse xhihadistët do të ishin të suksesshëm në vrasjen e Barak Obamës. Kujtojmë se në atë kohë, Joe Biden ishte zv.president i SHBA.

Bin Laden e bëri këtë shënim në një letër të vitit 2010 që u gjet në një mori dokumentesh në kompleksin e Pakistanit, ku ai u vra nga forcat speciale amerikane në 2011.

Dokumenti u bë publik për herë të parë në vitin 2012, por është nxjerrë sërish në dritë dhe i është dhënë një rëndësi e re në mes të tërheqjes kaotike të SHBA -së nga Afganistani, duke bërë që vendi të bjerë përsëri në duart e talebanëve.

Bin Laden, ish-kreu i Al-Kaidës, të cilin SHBA shkoi ta vriste në Afganistan, e kishte shkruar urdhëresën e tij 48-faqëshe për një ndihmës në maj 2010, ku mes të tjerash diskutonte nevojën e tërheqjes së trupave militante nga vendet muslimane për t’i fokusuar në sulmet e drejtpërdrejta kundër SHBA.

Në faqen 36 të dokumentit, ai përmend dëshirën për krijimin e dy skuadrave goditëse, një në Pakistan e një në Afganistan, objektivi i të cilave ishte; njëra të vriste asokohe presidentin Barack Obama, dhe tjetra drejtorin e CIAs David Petraeus, nëse ata bënin vizita të paparalajmëruara në këto vende

Teksa jep arsyet për sulmin ndaj presidentit Obama, ai shkruan: “Obama është kreu i pabesisë dhe vrasja e tij sjell automatikisht në pushtet Biden.”

“Biden është totalisht i papërgatitur për postin, dhe kjo do të çojë SHBA në krizë”.

Inteligjenca amerikane zbuloi fillimisht ekzistencën e dokumentit për të përditshmen Ëashington Post në 2012, duke thënë se komplotet kundër Obama e Petraeus nuk ishin realiste apo serioze.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 25 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Por duket se  idetë e Bin Laden mbi aftësitë e Joe Biden si president po tingëllojnë tashmë shumë më të vërteta, me rënien kaotike të vendit në dorë të talibanëve, shkruan Gazeta SHQIP.

Biden po përballet me zemërim në rritje në të gjithë botën për braktisjen e afganëve, ndërsa u zbulua se administrata e tij ishte paralajmëruar muajin e kaluar se kryeqyteti afgan do të binte shpejt në duart e talebanëve pas një tërheqjeje amerikane.

Mësohet gjithashtu se një ish-zyrtar anti-terrorizëm i CIA-s kishte paralajmëruar administratën  e presidentit se Kabuli do të shembej brenda disa ditëve pas largimit të prezencës amerikane.

Si Osama bin Laden nuk lejoi Al Kaedën që të vriste Joe Biden,

Më 8 korrik, Presidenti Biden tha se ishte “shumë e pamundur” që talebanët të merrnin kontrollin mbi Afganistanin dhe mohoi se do të kishte kaos në Kabul.

Biden është akuzuar për ‘poshtërim’ të Amerikës në skenën botërore teksa përmbushi planin eTrump për të tërhequr të gjithë trupat amerikane nga Afganistani këtë vit.

Tërheqja e shpejtë u pasua nga kolapsi po aq i shpejtë i ushtrisë afgane –  për të cilën perëndimi inevstoi 20 vjet dhe miliarda dollarë.

Ndërkohë që afganët po tentojnë të arratisën, talebanët kanë filluar të shkojnë shtëpi më shtëpi në kërkim të kujtdo që ka bashkëpunuar me perëndimin, në mënyrë që ata të torturohen dhe vriten.

Shtetet perëndimore janë zotuar të marrin më shumë se 100,000 refugjatë afganë, por tani janë detyruar të pranojnë se ata madje nuk janë në gjendje të evakuojnë qytetarët e tyre.

Kriza, të paktën deri tani, ka provuar si Bin Laden kishte të drejtë./ Gazeta Shqip

Të fundit

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Skënder Minxhozi Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj i ngrysur në Davos pyetjeve që i vinin nga të gjitha anët në lidhje me...

Interes i lartë, investitorët ofruan trefishin e shumës që shpalli Ministria e Financave

Interes të madh tek investitorët ka tërhequr ankandi i obligacioneve 20 vjeçare zhvilluar nga Ministria e Financave. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare...

“Malli m’mbyti”/ Kujt ia dedikojnë këngën Xheneta dhe Drenusha?

Pas daljes nga “BBVK”, dy ish-banoret, Xheneta dhe Drenusha janë takuar së bashku. Në “Instastory” kanë publikuar një video në “TikTok”, ku këndojnë një këngë. Në...

Lajme të tjera

Web TV