Angelina Jolie publikon letrën e një vajze afgane: Ëndrrat tona janë zhdukur, mund të kthehemi 20 vite pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Angelina Jolie ka përdorur rrjetin e saj social Instagram për të ngritur zërin e femrave në Afganistan. Jolie ka publikuar një letër të një vajze afgane e cila nxjerr në pah gjendjen e vajzave që prej marrjes nën kontroll të plotë të Afganistanit nga talebanët.

Jolie, e cila është edhe e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, preferoi që mos ta bënte me dije identitetin e vajzës që shpreh frikën e vajzës për të jetuar në Afganistan.

Adoleshentja shkruan për vështirësitë e shkuarjes në shkollë për shkak të kontrolleve që ushtrojnë talebanët, duke thënë: “Ne të gjithë e humbëm lirinë dhe jemi përsëri të burgosur”.

Ajo gjithashtu thotë: “Ne të gjithë kishim të drejta, ishim në gjendje t’i mbronim të drejtat tona, por kur ata (talebanët) erdhën, ne të gjithë kemi frikë prej tyre dhe mendojmë se të gjitha ëndrrat tona janë zhdukur. Mendoj se kursi do të mbyllet. Ndoshta mund të kthehemi 20 vite pas dhe përsëri nuk kemi të drejta. Jeta e të gjithëve është e errët. Ne të gjithë e humbëm lirinë dhe jemi përsëri të burgosur,” përfundoi vajza e re letrën e saj.

Në postimin e saj aktorja shkruan se qytetarët afganë po humbasin komunikimin me mediat sociale dhe kanë frikë të shprehin lirisht fjalën e tyre për shkak të talebanëve.

“Kjo është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin komunikimin në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Prandaj vendosa të shpërndaj në Instagram historitë dhe të ngrej zërin e tyre që po luftojnë për të drejtat themelore të njeriut”, shkruan Jolie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV