Parakalime të gabuara me shpejtësi skëterrë, arrestohen 21 shoferë, hiqen 68 patenta! Lumë gjobash në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava ka shënuar fluks makinash drejt zonave bregdetare dhe në Malin e Tomorrit në Berat për shkak të pelegrinazheve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 21 shoferë, janë pezulluar 68 leje drejtimi, ndërsa janë vendosur 2871 gjoba.

“Fluks i madh edhe në drejtim të Malit të Tomorrit Berat dhe në drejtim të Korçës. Edhe gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 68 leje drejtimi, nga të cilat 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2871 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës”, thotë policia.

Ndërkohë nga Policia Rrugore e Tiranës, janë evidentuar dhe ndëshkuar dy drejtuesit e automjeteve të publikuara në rrjetet sociale dhe konkretisht:

1-Shtetasja S.D., me automjetin tip “Renault”, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, ka kryer manovër të gabuar, duke qarkulluar në sens të kundërt. Shtetases S.D., i është pezulluar leja e drejtimit për 12 muaj, janë zbritur 3 pikë nga leja e drejtimit dhe është ndëshkuar me masë administrative 6.000 lekë të rinj.

2- Shtetasi E.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer parakalime të gabuara dhe me shpejtësi, duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me 30.000 lekë të rinj, pasi drejtuesi i mjetit është rezident në një shtet tjetër .

Lexo edhe :  Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, si dhe në drejtim të Beratit e Korçës vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Të fundit

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan,...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Lajme të tjera

Web TV