Nuk e besonte se virusi ekzistonte, Fero rezulton pozitiv me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Listës së personazheve të njohur që janë infektuar me Covid-19 i është shtuar edhe reperi Fero, i cili më parë nuk besonte se virusi ekzistonte.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, artisti ka treguar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. “Kam menduar që koronavirusi është hajgare, ama përnime hiç. Unë jam pozitiv mos më folni”, është shprehur ai.

Në videon e postuar në rrjetin social, Fero ka treguar gjithashtu se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore pavarësisht se është i infektuar me Covid-19. Përmes postimit, ai ka ndërgjegjësuar kështu edhe ndjekësit e tij në Instagram se virusi nuk është shaka.

Kujtojmë se pak ditë më parë, reperi mbushi 24 vjeç dhe festoi ditëlindjen e tij të parë si baba. Ai dhe bashkëshortja e tij, modelja e njohur Arbenita Ismajli, mirëpritën më 24 prill të këtij viti vajzën e tyre të parë të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV