Rama: Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, ndërsa për shqiptarët gjithçka ishte shumë reale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” është shprehur se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.

Sipas tij, evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët gjithçka ishte shumë reale.

Ai është shprehur se është shumë e vështirë për të larguar afganët dhe qytetarë të tjerë nga Afganistani.

“Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten ”, tha kryeministri Rama.

“Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen.”

“Ende nuk ka asnjë mënyrë për t’i kaluar njerëzit nëpër porta nëse nuk jeni një shtet i madh, madje edhe për shtetet e mëdha duket mjaft e çrregullt”, tha Rama.

“Kjo është arsyeja pse të gjitha organizatat janë të bllokuara. Shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar.”

Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ranë dakord këtë muaj për të marrë mijëra refugjatë afganë ndërsa ato vlerësohen për rivendosje në SHBA.

Rama tha se ndjeu që ishte përgjegjësia e tij për t’i strehuar.

“Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane“, tha ai, “për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë.”

“Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë.”

Për dekada, nën sundimin e diktatorit Enver Hoxha, shqiptarët iu nënshtruan një represioni brutal, vendi u bë më i varfri dhe më i izoluari në Evropë. Kur regjimi komunist ra në 1990, pesë vite pas vdekjes së Hoxhës, vendi u kap nga valët e trazirave dhe dhunës.

Lexo edhe :  Rama batuta me qytetarin në Athinë: Pagat këta t’i japin në dorë, të lanë pa pension

“Për ne është shumë e qartë”, tha Rama. “Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë”.

“Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne”, shtoi ai.

Të fundit

Manjani tallet me koalicionin e Berishës: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli

Avokati Ylli Manjani, ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, duke e...

Kundërpërgjigjet Kanadaja, i vendos tarifa prej 25 përqind produkteve amerikane

Kanadaja ka njoftuar se do të zbatojë tarifa 25 për qind për importet amerikane që arrijnë vlerën e 155 miliardë dollarëve. Lajmi u bë...

ELAL, fluturime me Tiranën/ Balluku: Fluturimet direkte në Izrael do të nisin në 2 prill

Brenda një muaji, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen me anë të fluturimeve direkte. Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...

Nga Krusha e Rahovecit, në Roskovec!

Majlinda Bufi, pret në takim Zonjat e fshatit “Krushë“ të komunës së Rahovecit… Fahrije Hoti, zonja nga fshati Krushë e Madhe, që mbeti e ve...

Zgjatja e afatit për regjistrimin e diasporës, Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën

Komisioni Rregullator rrëzon me shumicë votash kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës. Dy anëtarët e propozuar nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga...

Lajme të tjera

Web TV