Shisnin drogë në zonën e Palasës, arrestohen dy të rinjtë (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Palasë, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit Ingrid Jaçe, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Dino Xhelili, 23 vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike shtetasit Enio Hajdini. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi Enio Hajdini, 20 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit

Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei...

Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë. Ajo ka treguar se i është dashur të...

“Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën. Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, sopronaja e njohur kujtoi periudhën...

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të...

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para kushtetutës së vitit 1787 –...

Lajme të tjera

Web TV