Festa e Birrës në Korçë/ Goran Bregoviç ndez atmosferën, nis koncertin me këngën shqip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festa e birrës, eventi më i madh veror në Shqipëri, i kthyer tashmë në traditë, mbylli të dielën edicionin e tij të 15-të në Korçë. Përgjatë 5 netëve Korça u bë kryeqendra e vendit, me mijëra turistë që e vizituan atë, për të shijuar birrat më të mira shqiptare dhe muzikë të zgjedh

Në natën e fundit ishte ftuar për të përformuar artisti i njohur ndërkombëtarisht Goran Bregoviç. Për “Neës24” ai tha para se të ngjitej në skenë, se ishte i lumtur që ndodhej në Korçë dhe premtoi akoma më shumë festë me muzikën e tij.

Pavarësisht faktit që hyrja ishte me bileta, terminali u mbush plot edhe nga njerëz që kishin shkuar në Korçë posaçërisht për të ndjekur koncertin e Bregoviç.

Artisti dhe banda e tij filluan koncertin me këngën Kosovarja, në gjuhën shqipe, të cilën ai e krijoi dhe interpretoi në vitet ’80 me grupin e tij të njohur “Bijelo Dugme”.

Në 2 orë koncert, Goran Bregoviç dhe orkestra e tij interpretuan repertorin më të njohur të tyre, që bazohet në motivet dhe ritmet e muzikës së vendeve të Ballkanit, por edhe motive turke, polake italiane etj. Në fund Bregoviç interpretoi këngën “Kallashnikov” dhe për shkak të polemikave të ndezura kohët e fundit për të, shpjegoi se përse e kishte krijuar dhe cila ishte domethënia e saj. “Do ta përfundoj koncertin me një këngë që titullohet “Kallashnikov”. Është një këngë disi ironike, një këngë argëtuese, për disa njerëz që pëlqejnë të mbajnë armë. Është një shaka! Në vendin tim ushtarët thonë “Jurish!” Ushtarët tuaj para se të ndërmarrin aksion thonë “Në sulm”! Unë shpresoj që këto fjalë nuk do t’i dëgjojmë kurrë më. Unë shpresoj që ju kurrë nuk do t’i dëgjoni këto dy fjalë, përveçse këtu sot në këtë këngë”, tha Bregoviç para interpretimit. Të pranishmit në natën e fundit të festës së Birrës shijuan dhe kërcyen për 2 orë muzikën e Bregoviç, duke mbyllur në këtë mënyrë, për këtë vit, një event kaq të rëndësishëm e të pëlqyer.

Lexo edhe :  "Mos merrni gomarin me samarin blu", Rama: Makina e PS të çon në BE

 

Të fundit

Berisha nga Berati: Votoni PD! Kjo qeveri shpopulloi vendin

Nga takimi përmbyllës i fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Berat, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë...

VIDEO/ Futbollisti i Barcelonës udhëton me linjë “low cost” për ndeshjen me Interin

Barcelona ka udhëtuar që të hënën pasdite drejt Milanos, ku do të luajë sot ndeshjen me Interin, të vlefshme për ndeshjen e kthimit të...

50-vjetori i hidhur i Beckham, djali i madh u “zhduk” nga çdo festë, fajësohet nusja

Në vend që të festonte në paqe 50-vjetorin me familjen e tij, David Beckham është përballur me një krisje serioze me djalin e madh,...

Mesazhi i Ramës nga Kavaja: Nëse keni problem fytyrën time, mos dilni të votoni!

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet. Teksa...

Barcelona i bën presion Interit para ndeshjes, i kërkon mbrojtësin që fluturon në fushë

Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco thuhet se po kërkojnë të forcojnë skuadrën e Barcelonës me një mbrojtës të ri të djathtë. Sipas gazetës katalanase...

Lajme të tjera

Web TV