Hapet tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë/ Balluku: Janë kryer 65% e punimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapet tuneli i Skërficës në segmentin rrugor Kardhiq-Delvinë, që do të lidhë Gjirokastrën me Delvinën. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se deri më tani janë kryer 65% e punimeve, ndërsa do të vijohet me asfaltimin dhe ndriçimin e tunelit.

 

Me avancimin e punimeve, nënvizoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, synohet që aksi rrugor Kardhiq-Delvinë të përfundojë para nisjes së sezonit të ri turistik, duke shkurtuar kështu kohën e udhëtimit drejt Sarandës, por njëkohësisht duke afruar bregdetin me qarkun e Gjirokastrës dhe duke krijuar kështu një treg të përbashkët për këto dy rajone.

 

“Aksi Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 33 kilometrash. Është një nga veprat më të rëndësishme për lidhjen e dy rajoneve, bregut me pjesën e brendshme, Gjirokastrën dhe Tepelenën dhe padyshim do të jetë një nga indikatorët e rëndësishëm për nxitjen e ekonomisë, sidomos zhvillimit të turizmit. Ne shpresojmë shumë që kjo vepër të përfundojë para afatit kontraktual, i cili është gusht 2022. Kemi marrë një premtim nga kompania, edhe nga ARRSH që do dorëzohet në fillim të sezonit, gjatë muajit qershor të vitit tjetër duke e bërë kështu të aksesueshĕm dhe duke krijuar komoditet jo vetëm për banorët e të dy zonave, por edhe të gjithë turistëve që do të kenë mundësi të vizitojnë edhe Gjirokastrën, edhe Tepelenën edhe bregun gjatë pushimeve verore”, deklaroi ministrja Balluku.

 

Aksi Kardhiq-Delvinë përbehet ka 8 lote, ku tre lotet e para kanë përfunduar, lotet 4, 5 dhe 6 janë në proces ku deri më tani janë realizuar më shumë se 90% e punimeve, ndërsa loti 8 është i fokusuar kryesisht në vendosjen e elementëve të sigurisë rrugore si dhe forcimin e skarpateve.

 

Lexo edhe :  Afera Partizani/ Ngjela: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat!

“Unë shpresoj shumë që shumë shpejt të kemi mundësi për të vazhduar edhe me etapat e tjera të loteve, të shikojmë lidhjen që do ndodh me lotin 6 dhe gjithçka tjetër për përfundimin e kësaj vepre. Nuk kemi nga kompania shprehje të ndonjë vështirësie apo problematike dhe kjo është padyshim diçka shumë e mirë në këto momente. Shpresojmë të ecim me të njëjtat ritme. Do bëjmë të pamundurën për ta përfunduar para afatit kontraktual”, theksoi Balluku.

 

Të fundit

Limonat “kalben” në degë! Importi vijon të mbetet armik

Mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët ka bërë që shumë agrume të mbeten ende në pemë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Danilo sulmon Juventusin: Nuk është më një familje, ndaj vuajnë

“Juventusi ishte ndoshta klubi më i rëndësishëm i karrierës sime. Kam ndërtuar një histori të mrekullueshme me tifozët, lojtarët dhe qytetin, ku kam qenë...

Rrugorja nis aksion për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara

Policia Rrugore e Tiranës ka marr një aksion për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë...

Psikologjia e aleksitimisë: çfarë është, kë ndikon dhe pse?

Alexitymia është një term që mund të mos e keni dëgjuar më parë. Por ai përshkruan diçka që shumë njerëz përjetojnë: vështirësi në identifikimin,...

Lajme të tjera

Web TV