OBSH për dozat përforcuese: Përparësi ka vaksinimi i vendeve të varfra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se miratimi i dozave përforcuese të Covid-19 duhet të shtyhet pasi duhet t’u jepet përparësi rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.

Nëse normat e vaksinimit nuk rriten në nivel global, mund të krijohen variante të reja prandaj është e nevojshme që dozat përforcuese të dhurohen në vendet me normat më të ulëta të vaksinimit.

“Përveç kësaj, ka një debat nëse dozat përforcuese janë efektive. Personat me sistem të dobët imunitar duhet të marrin një dozë përforcuese, pavarësisht se ata përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të popullsisë”, tha Ghebreyesus në një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Sipas të dhënave nga OBSH nuk nevojiten doza përforcuese dhe se personat më të rrezikuar duhet të vaksinohen plotësisht para se vendet me të ardhura të larta të miratojnë dozën e tretë. Ndërkohë Hungaria tashmë ka filluar të vaksinojë njerëzit me një dozë të tretë.

 

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV