Tmerr në Lushnje/ Ja kush është 40-vjeçari që mbeti i vdekur nga atentati  

Lushnja është tronditur pak minuta më parë nga një ngjarje e rëndë.

Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje në drejtim të një lokali. Raportohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 40-vjeçari Bledar Muçaj, ndërkohë thuhet se 1 person ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve  ngjarja ka ndodhur në zonën e pedonales së qytetit.

Fillimisht mendohet se  konflikti mes personave të përfshirë ka ndodhur fizikisht, e më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.