Rama: Jemi të gatshëm të presim afganët, BE nuk e përballon presionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për median italiane “Spary news”, duke u ndalur tek vendimi i qeverisë për të siguruar një strehë për afganët të cilët po përballen me dhunën e talebanëve. Ai ka komentuar edhe sjelljen e Evropës përballë ‘kërcitjes humanitare’, duke kritikuar politikat e tyre, pasi janë nën presionin e sondazheve.

Kryeministri Edi Rama kur ende nuk ka folur për mediat shqiptare, që prej 4 ditësh ka dhënë intervista për mediat e huaja në lidhje me pritjen e afganëve në Shqipëri. Kësaj here kryeministri ka folur për median “Spray news”. Ai ka deklaruar se është një kod nderi që na obligon të jemi mikpritës. Shtëpia e çdo shqiptari, tha Rama është e zotit dhe e mikut. “Për ne, mirëpritja e refugjatëve afganë është një gjë shumë e rëndësishme, e natyrshme dhe morale. Tridhjetë vjet më parë ne ishim afganët që kërkuam mikpritje nga ana tjetër e detit. Ne, që në atë kohë dukej se ishim të huaj për popullin italian dhe opinionin publik evropian, siç duken sot afganët. Nga ana tjetër, ne kemi një traditë për të nderuar. Shqipëria është i vetmi vend evropian që priti hebrenjtë para dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Është një kod nderi që na obligon të jemi mikpritës”, tha Rama.

Hezitimi i Italisë

Kryeministri Edi Rama, duke u pyetur për hezitimin e Italisë për mikpritjen e afganeve refuzoi të përgjigjej duke thënë se ndihet pak italian. “Unë gjithashtu ndihem italian dhe për këtë arsye nuk jam në pozicionin e dikujt që mund të gjykojë, edhe sepse, si një vëzhgues i zjarrtë, siç jam, i politikës italiane, e kuptoj kompleksitetin e problemit. Unë mund të flas për vendin tim”, është shprehur kryeministri Edi Rama pa dashur të komentojë vendimin e Italisë. Gjatë intervistës kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe njëherë sulmet kundër BE-së, jo vetëm për afganët, por për çështjen e integrimit. “Unioni është një shtëpi që për momentin i përket të tjerëve dhe ata kanë të drejtë të vendosin nëse jemi gati apo jo. Fatkeqësisht, prej vitesh ne po paguajmë pasojat e një Evrope që nuk mund të përballojë presionin e sondazheve. Një presion, i cili kthehet në një mënyrë të qenit të politikës jo gjithmonë në përputhje me parimet, vlerat dhe idealet e saj” tha ai.

Ardhja në Shqipëri

Gjatë intervistës, duke folur për gatishmerinë e Shqipërise për të pritur afganët, Rama tha se shqiptarët ishin 30 vite më parë “afganë” që kërkonin strehim në Europë. Duke qenë se Shqipëria është një vend i varfër nga ana ekomomike, kryeministri shqiptar nxorr në pah se populli ka një pasuri të madhe morale. “Në të vërtetë, ne jemi bërë, sipas mendimit tim, më të pasur moralisht dhe më të fortë mendërisht. Dhe, atëherë, numrat tregojnë se veçanërisht vendet më të zhvilluara kanë nevojë për një fuqi punëtore që mund të sigurohet vetëm nga ata që vijnë nga jashtë kufijve të tyre, sepse brezat e rinj nuk janë të prirur të pranojnë asnjë lloj pune. Ne do të mirëpresim refugjatët afganë pavarësisht sepse, siç ju thashë, shqiptarët mbajnë kujtesën e historisë së tyre. Një histori që ka shkruar faqe të jashtëzakonshme të mirëseardhjes të dhëna dhe të marra. Një histori që ne nuk mund ta tradhtojmë”, tha kryeministri Edi Rama. Sipas tij, sigurimi i një strehe të sigurt për ata që ikin nga vdekja e talebanëve është për ne një detyrë që tejkalon të gjithë të tjerët.

Lexo edhe :  "Neni 210 tradhti kombëtare e Ramës, i hap rrugën shitjes së territoreve"

Zëdhënësi i talebanëve: 31 gushti, vija e kuqe për largimin e trupave ndërkombëtare

Një zëdhënës i talebanëve tha se afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani ishte një “vijë e kuqe” dhe sipas tij asnjë ditë më shumë nuk do të lejohet. Ndërsa presidenti Joe Biden kishte premtuar tërheqjen e trupave deri në 31 gusht, ai ka thënë se personeli mund të ketë nevojë të qëndrojë për të vazhduar evakuimin e të gjithë amerikanëve nga Afganistani. Por zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen, gjatë një interviste për rrjetin televiziv britanik “Sky” tha se nëse kalohet përtej kësaj date kjo do të thotë se trupat ndërkombëtare po zgjerojnë pushtimin. “Kjo është një vijë e kuqe. Presidenti Biden njoftoi këtë marrëveshje që deri më 31 gusht, ata do të tërhiqnin të gjitha forcat e tyre ushtarake.

Pra, nëse zgjaten, kjo do të thotë se ata po zgjerojnë pushtimin. Unë mendoj se kjo do të krijojë mosbesim mes nesh. Nëse ata synojnë të vazhdojnë pushtimin, kështu që do të provokojë një reagim”, theksoi ai. Shaheen gjithashtu mohoi se afganët po përpiqeshin të largoheshin nga vendi për shkak të frikës nga talebanët, duke thënë se ata që donin të largoheshin e bënin këtë për shkak të ekonomisë. Sipas tij kushdo që kishte thënë se ishte i frikësuar nga talebanët e ka ekzagjeruar, vetëm me qëllimin për të jetuar në vendet perëndimore. “Ju siguroj, largimet nuk kanë të bëjnë me frikën e tyre. Ka të bëjë me dëshirën e tyre, kërkesën e tyre për t’u vendosur në vendet perëndimore.

Dhe ky është një lloj migrimi ekonomik sepse Afganistani është një vend i varfër dhe 70 për qind e njerëzve në Afganistan po jetojnë nën kufirin e varfërisë. Kështu që të gjithë duan të vendosen në vendet perëndimore për të pasur një jetë të begatë”, tha zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen. Ai tha se kishte pak simpati për familjet e ushtarëve nga vendet e NATO-s që kishin humbur jetën gjatë 20 viteve në Afganistan, duke thënë se “ata (ushtarët e NATO-s) pushtuan vendin tonë”. “Njerëzit tanë pësuan shumë gjakderdhje, shkatërrim, gjithçka. Por ne themi se e kaluara është e kaluar, për të qenë pjesë e historisë sonë. Tani ne duam të përqëndrohemi në të ardhmen”, deklaroi ai.

Që kur talebanët morën Kabulin, ka pasur skena të përditshme të afganëve të dëshpëruar që mblidhen përrreth aeroportit me shpresën se do të largohen nga vendi. Disa viktima janë regjistruar si pasojë e shtypjes së njerëzve nga turmat, madje disa të tjerë janë përpjekur të kapen pas avionëve që kanë qenë në pistë duke u ngritur. VOA

Të fundit

Kritikët e Kremlinit, akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një...

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Lajme të tjera

Web TV