Të zhdukur prej muajsh/ Gjenden në Portugali të miturit shqiptarë, në pranga babai i tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i mirë pas kaq kohësh vjen për dy fëmijët e mitur shqiptarë të cilët ishin zhdukur nga Gjermania së bashku me babain e tyre.

Ata janë gjendur, ndërsa babai i tyre u arrestua këtë të martë në komunën Caldas da Rainha në Portugali, 100 km larg Lisbonës pasi akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve të tij.

Policia Kombëtare në Portugalisë ka konfirmuar se fëmijët Kristian Toska, 11 vjeç dhe Amantia Toska, 10 vjeç, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Babai me origjinë shqiptare kishte vendosur të jetonte në Gjermani. Në dhjetor të 2020 ai mori fëmijët e tij 11 dhe 10 vjeç dhe u largua drejt Tenerifes.

Në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve të mitur. Nëna e tyre u detyrua të udhëtonte në Spanjë ku u hap dhe një procedim penal.

Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.

Policia gjermane ka nisur një hetim mbi rastin pas denoncimit të nënës, dhe tani është vënë në kontakt me autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre.

Një nga pistat e hetimit është që babai i dy fëmijëve të ketë udhëtuar qëllimisht nga Gjermania në Tenerife të Spanjës, ku mbante të fshehur të miturit.

Të fundit

Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd/ Nxit ekonominë rurale (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd. Sipas kreut të qeverisë ky...

Ekzekutohet Thomas Cromwell; ndërsa Henry VIII martohet me gruan e tij të pestë

28 korrik 1540 Më 28 korrik 1540, Londra u trondit nga një paradoks tragjik dhe grotesk: në mëngjes, Thomas Cromwell – një nga njerëzit më...

Shifrat e urisë në Gaza/ Një në tre banorë nuk konsumojnë ushqim për disa ditë rresht

Në një artikull të botuar në Jerusalem Post në janar 2021, kryeministri i atëhershëm izraelit Benny Gantz shkroi, duke kujtuar kohën e tij në...

Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore/ Ja çfarë parashikohet

Rreziku i një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së një herë për një herë u shmang. Trump dhe von der Layen arritën në Skoci...

Lajme të tjera

Web TV