Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, reagon Tayna: Ju lutem mësojuni vajzave që ndarja është ok!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

18-vjeçaria u përcoll sot në banesën e saj të fundit. E reja u braktis një ditë më parë në dyert e spitalit në Ferizaj, pa shenja jete. Ata që e dërguan atje janë identifikuar si Arbër Sejdiu, i cili është arrestuar nga policia dhe Dardan Krivaqa që është ende në kërkim. Ky i fundit sipas familjarëve është bashkëshorti i 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Pas vdekjes tragjike së 18-vjeçares ka reaguar në rrjetet sociale dhe këngëtarja e njohur Tayna.

Përmes një postimi në InstaStory, reperja u ka bërë thirrje prindërve që t’i lënë derën hapur vajzave të tyre edhe kur ato dështojnë ose gabojnë.

Ju lutem mësojuni çikave që ndarja është ok!
Me u kthy në shpitë vet është ok!
Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa!
Mësojuni që ai që të rreh NUK TË DON!
Mësojuni lirinë!
Çikës lejani derën çelë e krahët hapur”,
shkruan Tayna në postim.

 

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV