Afganistan/ Diplomati italian bën gjestin heroik, futet në mes të plumbave në aeroportin e Kabulit për të shpëtuar vogëlushin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afganistani po kalon një situatë të vështirë politike pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Shumë qytetarë po tentojnë të largohen nga vendi prej frikës se mund të vriten nga talebanët, ndërsa këta të fundit kanë bërë me dije se s’do të ketë më evakuime pas datës 31 gusht dhe se nëse thyhet kjo marrëveshje mund të ketë edhe përplasje të armatosur me trupat amerikane.

Ndërkohë teksa evakuimet vijojnë, një foto ka “pushtuar” rrjetet sociale, ku një diplomat italian i quajtur Tommaso Claudi futet në mes të plumbave për të shpëtuar një fëmijë në aeroportin e Kabulit. Ai ka rendur në mes të turmës dhe ka shpëtuar një vogëlush që ndodhej në mes të turmës i vetëm e i trembur nga plumbat që dëgjohen në sfond.

Zv/konsulli italian u dërgua në Kabul në janar të vitit 2019. “Në Kabul, përballë një situate dramatike, Tommaso Claudi qëndroi i fundit për tu rreshtuar në vijën e parë të ndihmës për popullin afgan, bashkë me ushtarakët tanë. Italia nuk do t`iu kthejë shpinën, faleminderit Tommaso jemi krenarë për ty”- shkruajti në Facebook ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio.

Të fundit

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe...

“Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!”

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Endri Shabani këmbëngul në thirrjen e tij që kryebashkiaku Erion Veliaj të shkarkohet nga detyra dhe të hapet rruga për...

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi...

Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha se dënimi i tij ishte...

Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e...

Lajme të tjera

Web TV