Lajmi i fundit/ Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, Rama: Do vazhdojë punën në spital, Covid-19 do ta kemi nëpër këmbë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomo, ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj, për t’iu përkushtuar luftës ndaj virusit Covid-19 në Spitalin Infektiv.

“Najada Como më kërkoi të tërhiqet nga mandati i deputetes”, tha Rama.

Pjesë nga fjala përmbyllëse e kryeministrit në mandatin e dytë qeverisës:
Duke ju falënderuar, dëshiroj t’iu drejtoj disa fjalë në sytë e opinionit publik. Mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati tejet të vështirë, ku tërmeti e pandemia diktuan një forcë të pashembullt. Ja dolëm me përkushtim, profesionalizëm e durim të madh pjesës më të vështirë të këtyre dy sfidave ekstreme. Ende nuk ka mbaruar pandemia dhe nuk ka përfunduar rindërtimi, por ne kemi marrë një avantazh të kosniderueshëm. Përtej cdo konsiderate, kjo do të jetë një nga gjurmët e pashlyeshme të kësaj qeverie në historinë e këtyre 30 viteve. Garantimi i vaksinave ka bërë që goditja e valës së tretë të jetë e moderuar. Fatkeqësisht kemi ende fatalitete, disa jetë janë në rrezik serioz në Infektiv, por ato janë dhe një mësim domethënës për rëndësinë jetike të vaksinimit. Askush prej atyre që sot marrin frymëmarrje nga respiratorët nuk është i vaksinuar. Ndërkohë që disa të vaksinuar, ndër rreth 80 personat e shtruar në spital, nuk kanë shfaqin shenja të rënda intubimi.

Për skeptikët e vaksinës Sinovac, që kërkojnë Pfizer, vlen e dhëna se në grupin e të shtruarve në spital ndahen thuajse gjys për gjys të vaksinuar me Pfizer dhe Sinovac. Ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen.
Vaksina nuk i mbron të gjithë nga infektimi, por është e qartë se ajo përqindje e vogël e të vaksinuarve që preken nga virusi, e kalojnë pa kërcënim fatal të jetës. Teoritë e konspiracionit dhe frika nga vaksina e lënë njeriun të paarmatosur përballë këtij virusi, që sic duket, do ta kemi nëpër këmbë edhe këtë dimër. Vaksinën duhet ta bëjnë me patjetër edhe ata që e kanë kaluar Covid-in, sepse të gjitha studimet thonë se ka nuk ka imunitet afatgjatë ndaj këtij virusi vrastar.
Pa skuadrat e një armate të tërë bluzash të bardha, që u përkushtuan me gatishmëri të lartë dhe sakrifcica të mëdha në mbrojtjen e popullit, pa ekspertët, pa angazhimin e strukturave të tjera shtetërore dhe mbështetjen masive të qytetarëve, Shqipëria nuk do ja kishte dalë të ishte sot ndër vendet e suksesshme në këtë përballje.

Të fundit

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij...

Oferta e fundit e Liverpool për Isak vendos rekord!

Liverpool është padyshim "mbreti" i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe...

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr. Përmes një...

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Gjatë...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Lajme të tjera

Web TV