Plagë plumbash dhe veshje të llangosura me gjak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Asqeri Llanaj tregon për “Dr. Sherif Klosi – një jetë në shërbim të njeriut”-

Nga Bashkim Koçi

Mahnia për të shkruajtur libra në ditët e sotme (sidomos pas viteve ’90) ka pushtuar teritore të paparashikuara, duke dëmtuar rëndë cilësinë e botimeve. Nëse libri deri dje ishte konsideruar një dritare prej nga mund të shikoje botën, ka disa dekada, sidomos në vendin tonë, që shumë tituj linrash ta shpifin, nëmos na janë bërë bezdi për t’i mbajtur në bibliotekë pranë librave të tjerë, të atyre që konsiderohen kapital i pazevëndësueshm. Shkurt muhabeti, sot mjafton të kesh një grusht pará dhe librin, për këdoqoftë, e ke në dorë si të kesh blerë në merkato një mall të bukur, por pa asnjë vlerë. Kjo ndodh veçanrisht në rastet kur autorë të ndryshëm, të cilët kryesisht janë mediokër e që shpesh shkruajnë me porosi, gjithmonë në kërkim të parasë të vëna në dispozicion për të ngritur “buste kartoni”.

Por në krah të kësaj situate dëshpëruese, ku shikohet qartë mjerimi që në titujt e librave na shfaqen edhe autorë shumë seriozë, që maten shtatë herë e presin një here, përpara se guxojnë për të shkruar një libër. Një ndër këta shkrimtarë, të denjë për të mezipritur botimet e tyre, është Asqeri Llanaj, i cili së fundmi ka sjellë për lexuesin “Dr. Sherif  Klosi, një jetë në shërbim të njeriut”. Asqeri Llanaj nuk është lodhur, nuk e ka vrarë mendjen sesi të mund të sajojë një libër për një personazh dosido, por për dikë që, pa snjë mëdyshje, meroton të jetë personalitet jo vetëm për Mallakastrën nga ai vjen, por të të gjithë vendit.

Në të vërtetë historia e jetës së individit ka lidhje të pashmangëshme me atë familjare. Ato jetojnë si në simbiozë me njëra-tjetrën dhe jo rrallë njeriu shfaqet si “paraardhësit në miniaturë”, kopje e veprimtarisë së brezave të dala nga ai themel. Kjo ngjashmëri, por e bukur, ka ndodhur edhe me Dr. Sherif Klosin. Autori i librit, Asqeri Llanaj, ka gërmuar e gërmuar aqsa kjo monografi për Dr. Sherif  Klosin është e tillë, pra një monografi për një fis të tërë, për njerëzit e të cilit ai është përfaqësues nga më të shquarit për atë çka ka bërë në shërbim të vendit. Sigurisht, duke qenë i biri i Shahin Agait, njeri me reputacion në të gjithë Mallakastrën, nuk kish pse të mos binte “dardha nën dardhë” dhe nuk mund të ndodhte që, ashtu si i vëllai, Bilbil Klosi, të shfaqej që në rininë e tij si “i rebeluar”, nëse bëhej fjalë për vendlindjen, për Shqipërinë.

Në librin “Dr. Sherif Klosi, një jetë në shërbim të njeriut”  shkrimtari Asqeri Llanaj është treguar i përpjekur të ndjekë hap pas hapi jetën e personazhit të tij të dashur, Dr. Sherifit, duke e mbajtur të ndezur shkëndijën e orgjinalitetit të tij dhe për të mënjanuar stilin fotokopjues, gjë që e gjen jo rrallë në kësi rastesh, e sidomos të një studimi monografik. Fjalavjen, vitet e shkollimit, nga klasat fillestare e deri në përfundim të shkollës së mesme, Sherif Klosit iu desh të stacionohej në disa qytete të vendit, duke filluar nga Ballshi, Fieri, Berati, Gjirokastra e në fund në Liceun  e famshëm të Korçës.

Kjo është diçka që flet shumë, atë që familja Klosi ishte arsimdashëse, që arsimimin, shkollimin e shikonte si një armë të ngadaltë, por shumë të fortë për ta vënë në veprim në rrjedhjen e rrëmbyeshme të jetës. Dhe duke u formuar nga pak si mallakastriot, beratas, gjirokastrit e korçar, falë edhe inteligjencës të trashëguar nga familja, Sherif Klosi ishte e gatshëm të përballej me ç’ti dilte përpara. Ishte ndoshta aftësia e tij që në vitin 1932 të përfitonte një bursë të ushtrisë në Universitetin e Bulonjës, në Itali, në Fakultetin e Mjekësisë. Autori i librit na sjell detaje nga jeta e Sherif Klosit si student, por edhe si patriot e njeri që dinte të shfaqte rebelimin nëse ishte fjala për çështje madhore. Nuk është e rastësishme që ky pinjoll i fisit Klosi të gjendej në krah të Asim Zenelit, Skënder Çaçit e studentve të tjerë nga Shqipëria, të cilët refuzuan betimin ushtarak për t’i shërbyer pushtuesit fashist italian. Ky është vërtet një fakt mbresëlënës, por edhe që zbulon karakterin e fortë, të pakompromentueshëm të Sherif Klosit, i cili nuk mund të bënte hasha vendin e tij pse kish ngrënë një kafshitë bukë nga shteti Italian.

Dr. Sherif Klosi radhitet ndër ata njerz që nuk ia ndanin sy e mendje objektit të dëshirur dhe që e synonte ta arrinte me vendosmëri. Pra ishte njeri i përkushtuar për të arritur, atë çka edhe kishte shenjuar për ta kthyer jetën në sukses. Parë në këtë vështrim ai ishte dikushi e që ishte i aftë për të bërë diçka. Autori i librit, Asqeri Llanaj, është treguar korrekt, shumë i vëmendshëm  në sjelljen dhe trajtimin e punëve aq delikate të profesionit të mjekut, duke krijuar diçka hyjnore në rraportin e punës profesionale me atë të shpirtit. Ai vërtet i përfundoi studimet dhe specializimet pasuniversitare, për të filluar më pas punë  si “i detyruar” për shkak të bursës që i kishte dhënë Drejtoria e Mjekësisë Ushtarake, por një ditë do të gjendej krejt i pavarur falë kurajos për të dezertuar e për t’ju bashkuar çlirimtarëve. Duhet të sjellim faktin që Dr. Sherifi iu bashkangjit formacioneve partizane edhe pse vëllai i tij, Birbil Klosi, kryente detyra të  rëndësishme në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare në zonën e Mallakastrës.  Pra koha kur Dr. Sherif Klosi dezertoi dhe u bë pjesë e shërbimit shëndetësor pranë luftëtarëve partizanë është muaji gusht i vitit 1943.

Për të provuar atë ndjenjë të panjohur, shërbimin për të shpëtuar jetë njerëzish, në monografinë “Dr. Sherif Klosi, një jetë në shërbim të njeriut”, është e mjaftueshme të njihesh me veprimtarinë dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të këtij mjeku me zemër të madhe. E filloi detyrën e partizanit-mjek pranë Grupit të III-të të Mallakastrës dhe shumë shpejt, falë aftësive si specialist dhe organizator, u ngarkua me detyrën e Shefit të Shërbimit Mjekësor në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Sheper të Zagorisë. Ishte ky mjek i palodhur e human që mundi të shpëtonte jetët e qindra luftëtarëve dhe qindra të therëve u lehtësoi dhimbjet. Duke çfletuar librin e Asqeri Llanajt mbresat janë të mëdha e lënduese, nga ato që të krijojnë jo vetëm ndjenjën e mirënjohjes, por edhe bindjen e palëkundur se njerëz me karakter të fortë e të vendosur si Dr. Sherif Klosi mund të realizojnë çfarëdolloj gjëje. Madje ky është edhe dallimi mes njerëzve të mëdhenj e njerëzve të vegjël.

Lexo edhe :  Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit dhe Inovacionit në Korçë

Njeriu, në çdo specialitet që i është dashur të punojë, ca më shumë në atë të mjekut, fiton autoritet e besueshmëri kur tregohet e vendosur në atë që bën. Për Dr. Sherif Klosin, në monografinë kushtuar atij, të përgatiur me përgjegjësi nga një intelektual serioz si Asqeri Llanaj, lexuesi do të gjejë dëshmi dhe fakte  që lartësojnë figurën njerëzore të këtij mjeku, i cili në të gjitha ditët e netët në shërbim të shëndetit të njerëzve gjatë luftës partizane, e ndiente zemrën t’i rrihte fort në dhimbje apo në gëzime. Gjendja emocionale e mjekut gjatë kohës së luftës bëhej shumë më e ndelikuar edhe sepse të gjithë, përfshi edhe Dr. Sherifin, kryenin njëherësh të gjitha specialitetet: të kirurgut, të dentist otojatër, të patolugut, të psikologut etj. Duke e çfletuar librin faqe pas faqeje lexuesi përballet me fakte rrënqethëse, shpesh të pabesueshme, por që në fund arrin të nxjerrë përfundimin se mjeku në luftë shpesh është i detyruar të sakrifikojë shumë nga vetja. Ballafaqimi dhe ndërhyrja për katër partizanë të plagosur rëndë, efektivë të Brigadës së I-rë Sulmuese; të një partizani në spitalin e Krahësit të Tepelenës; të 600 të plagosurve në operacionin e qershorit të vitit 1944 dhe të grumbulluar në spitalin e Kurveshit; shpërngulje të plagosurish nga Gusmari në Golëm, etj. etj., janë “copëza” ngjarjesh të vogla që nxjerin në pah vendosmërinë dhe përkushtimin e këtij mjeku të madh. Dr. Sherif Klosi në prezencë të një të sëmuri apo të plagosuri, të cilit i rrezikohej jeta, nuk priste t’i bëhej thirrje apo të zinte radhë për të vepruar. Jo! Pavarësisht profilit profesional, ai e konsideronte apsolutisht detyrë të tijën për të  ndërhyrë në çdo vend a rrethanë për të dhënë ndihmën urgjente. Madje asistonte pranë të plagosurit deri në momentin që të sigurohej se i sëmuri më në fund kish marrë ndihmën mjekësore të kualifikuar. Në librin e porsasjellë për lexuesin nga autori Asqeri Llanaj, ai është fund e krye diçka tjetër, si të jetë mjedis spitalor ku përballesh me të plagosur që kanë plagë plumbash, veshje të llangosura me gjak, sharrë hekuri që përdoren për prerje kockash, medikamente popullore e nga ato të hedhura nga ajri nga inglizi.

Nëse do të na duhej të vinim në peshë madhështinë e mjekut Sherif  Klosi, mjafton të njihesh me emrat e kapedanëve të LNÇ me të cilët ai u njoh, bashkëpunoi dhe arriti të bëhej i ngjashëm me ta. Po të përmendim Qemal e Veli Stafën, Asim Zenelin, Dervish Hekalin, Jaho Gjolikun, Dalan Shapllo, Pano Xhamballën  dhe duke vazhduar me mjekët korifenj të asaj lufte si Dr. Omer Nishanin. Petro Cani, Dr. Shiroka, Dr. Ibrahim Dervishin, Maksut Dërrasa, Ferdinand Paparisto,  Koço Lubonja e shumë të tjerë, lexuesi i këtyre rradhëve do të marë informacionin e duhur për të ndarë opinionin se Dr. Sherif Klosi është një personalitet me përmasa kombëtare. Jo më pak  e ngre lart figurën e tij edhe fakti tjetër që ai për një periudhë disamujore  shërbeu pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ në Helmës të Skraparit ku fare pranë funsiononte spitali partisan i Nikollarës. Lidhur me këtë pozicion shërbimi Dr. Sherif Klosi kishte kujtime të shumta dhe nuk mohonte të kishte qenë fat i madh të shërbente pranë Komandantit të Luftës NÇ, Enver Hoxhës, e që ky fat, për shumë arsye, kishte patur tek ai ndikim të madh.

Në libër  e gjejmë Dr. Sherif Klosin në veprimtari të pandërprerë, që lartësohet krahas formimit dhe përvojës në profesionin aq të vështirë të mjekut. Menjëherë pas çlirimit të vendit ai mori detyra shumë të rëndësishme si atë të Shefit të Shëndetësisë Ushtarake dhe më pas, në vitin 1946 u emërua Sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë ku ministër ishte Medar Shtylla. Gjatë kryerjes së detyrës shtetrore si Sekretar i Përgjithshëm Dr. Sherif Klosi, në qershor të atij viti, iu dha mundësia të ishte pjesë e delegacionit që mori pjesë në pranimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Autori librit, Asqeri Llanaj, jep detaje mbreslënëse, por  për lexuesin do të jetë befasi kur të njihet me kujtimet e Dr. Sherifit në takimin në Neë York me patriotin dhe eruditin e madh shqiptar, Fan Nolin.

Thonë që kujtimet janë thesare të qelqta e që duhen ruajtur brenda një arke. Por për Dr. Sherif Klosin ka ndodhur diçka ndryshe. Kujtimet dhe vlerësimet e shokëve dhe miqve të tij të shumët kanë gjetur “strehim” brënda faqeve të librit të përgatitur nga Asqeri Llanaj. Aty lexuesi do të gjejë kujtime-perla nga Gjeneral Major Ibrahim Dervishi, “Kandidati i Shkencave Mjekësore” Emil Qirko, nga luftëtarët Orhan Frashëri, Dalan Shapllo, Asllan Gropasi, Prof. Dr. Josif E. Adhami, Prof. Dr. Flamur Tartari e shumë të tjerë.  Në çdo rrjesht, në çdo paragraf kujtimesh e gjen Dr. Sherif Klosin ashtu si edhe ka qenë.

Tek monografia kushtuar Dr. Sherif Klosit autori Asqeri Llanaj ka shkruar ashtu si mund të gjejmë njeriun, atë që për forcën e karakterit, të ndjenjave humane, të vendosmërisë dhe të këmbënguljes për të kryer misionin e vështirë të mjekut, të mbetet gjithmonë e pandryshuar. Dr. Sherif Klosi nuk ndryshoi, mbeti ai i kohës së luftës, i idealeve partizane. Ky libër i shkruar nga një autor  serioz, siç është Asqeri Llanaj, besojmë se është shpërblimi më i mirë për të, sepse, siç edhe thuhet për njerëz me kaq kontribute për vendin,  shpërblimi i vetëm i virtytit është virtyti.

Të fundit

Wisner: E ardhmja e Shqipërisë nuk është te njerëzit e përfshirë në korrupsion

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e...

Foto – Paradë në Parlament/ Si u veshën gratë deputete

Përtej përplasjeve politike dhe retorikave mes kolegësh, ajo që bje herë pas here në sy janë edhe veshjet që përdorin deputetet për të shkuar...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Këngëtari, kompozitori dhe kitaristi i grupit Allman Brothers, Dickey Betts, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 80-vjeçare. Prej disa ditësh ai ndodhej...

Kush e fiton “BBV3”? Ja çfarë thotë opinionistja e Për’puthen

Opinionistja Neda Balluku, përmes një “Ask me a questions” në Instagram ka folur me ndjekësit e saj për tema të ndryshme. Por një vëmendje të...

Kryemadhi reagon pas deklaratave të Metës: Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mendon njësoj si bashkëshorti i saj, Ilir Meta sa i përket Prokurorisë së Posaçme. “Në çdo fjalë që...

Lajme të tjera

Web TV