Rita Ora thotë se është kosovare dhe jo shqiptare, “kryqëzohet” nga fansat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjëherë Rita Ora nuk e ka fshehur origjinën e saj dhe gjithmonë e ka treguar në të gjithtë botën me krenari.

Mirëpo, ndryshe nga Dua Lipa dhe vajzat e tjera me famë ndërkomëtare, Rita thotë se është  “kosovare”. Madje pak kohë më parë ajo i habiti të gjithë pasi shpërndau këngën e Dafinës dhe Taynës në Instastory dhe shkroi: Pse femrat kosovare janë kaq të papara?

Kjo deklaratë e këngëtares shkaktoi jo pak debat dhe së fundmi Rita është detyruar që të japë një shpjegim.

E ftuar së fundmi tek “Ëired”, ajo ju është përgjigjur pyetjeve më të klikuara për të në Google. Rita tha gjatë intervistës se personazhi i saj i preferuar është Jim Belushi sepse është kosovar dhe shtoi se krenohet shumë me figurat që vendi i saj ka nxjerrë.

“Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”, u shpreh Rita dhe më pas shpjegoi konceptet e përdorura për origjinën.

“Po jam shqiptare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, tha Rita.

 

 

Të fundit

Sezoni turistik, radhë të gjata automjetesh në hyrje-dalje të Kosovës

Pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë të jenë tejet të qarkullueshme. Kjo në masë të madhe falë mërgimtarëve që po...

I shpallur ‘non grata’ si Berisha/ Rusia ‘ofensivë’ për shpëtimin e mandatit të Dodikut

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër të Ambasadës ruse...

U përfshi nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë xhaminë historike të kthyer në katedrale

Një zjarr shpërtheu në xhaminë historike të shndërruar në katedrale në Kordoba të Spanjës të premten, por u shpëtua pasi zjarrfikësit arritën që të...

Polici hero që shpëtoi katër të plagosurit: I lumtur që i shpëtova, kam djegie në duar

Mes flakëve dhe frikës që automjeti mund të shpërthente, efektivi Klajdi Mustaj, i cili u kthye në një hero për jetën e katër qytetarëve,...

Europa në luftë me zjarret/ Vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, evakuimet vijojnë

Zjarri që kërcënonte periferinë e Athinës u vu nën kontroll paraditen e së shtunës, por evakuimet në zonat e rrezikuara po vazhdojnë, teksa erërat...

Lajme të tjera

Web TV