Trupi juaj ju paralajmëron, këto janë shenjat kur nuk merrni mjaftueshëm proteina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushqimet e pasura me proteina duhet të zënë një pjesë të mirë të regjimit tuaj ditor. Nëse mendoni se nuk jeni duke marrë proteina mjaftueshëm, provoni të shtoni më shumë ushqime të pasura me proteina dhe do të vini re ndryshime pozitive në trup. Por si ta merrni vesh se nuk po merrni mjaftueshëm proteina?

Ja se si ju sinjalizon trupi:

1.Ënjtje e pjesëve të trupit

Nëse e ndieni trupin të ënjtur mund të jetë si pasojë e mungesës së proteinave në trup. Nëse vëreni ndonjë ënjtje të çuditshme, kontrolloni gjendjen tuaj dhe nivelin e proteinave.

  1. Lodhje

Sëmundja e anemisë mund të shkaktohet nëse keni nivel të ulët të proteinave. Kur nuk merrni proteina të mjaftueshme mund të keni mungesë energjie, dhe të keni fytyrë të zbehtë.

  1. Rritja e ndjenjës së urisë

Është e zakonshme të ndiheni gjithmonë të uritur nëse nuk merrni proteina të mjaftueshme. Filloni të hani proteinat në çdo vakt dhe meze për të hequr urinë, stabilizuar nivelin e sheqerit.

4.Mezi ju mbyllen plagët

Nëse jeni vrarë dhe nuk jeni shëruar në një kohë normale mund të jetë për shkak të mos ushqyerit me proteina të mjaftueshme gjatë ditës. Për riparimin e shpejtë të muskujve dhe plagëve të ndryshme, sigurohuni që të shtoni proteinën në vaktin tuaj.

  1. Rënia e flokëve

Flokët kanë nevojë për proteina për tu forcuar dhe rritur.

  1. Imuniteti i ulët

Nëse keni mungesë proteinash ju do të sëmureni më shpesh. Ju nuk do të jeni në gjendje të shmangni mikrobet dhe infeksionet e tjera.

  1. Lëkura e thatë

Nëse keni lëkurën të thatë, me pamjen e saj si të copëtuar ose  të ashpër, konsultohuni me një mjek për të gjetur një dietë më të shëndetshme, që mund të nxisë përmirësimin e shëndetit të  lëkurës.

Lexo edhe :  Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

 

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV