Policia kontroll gjatë natës në aksin Sauk-Teg, shoferët gjobiten për shpejtësi dhe pezullohen patenta për alkool

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e qarkullimit me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

Polici njofton se prej orës 19:00 deri në orën 24:00, si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk-Teg konkretisht në Mjullbathore, Policia konstatoi 8 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte deri në 163 km/h.

Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë pezulluar 8 leje drejtimi, pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës vijon pandërprerë monitorimin e qarkullimit me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Prej orës 19:00 deri në orën 24:00, si rezultat i monitorimit me radar?në aksin Sauk-Teg konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës?‍♂️?konstatoi 8 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte deri në 163 km/h.??️
Policia Rrugore u pezulloi drejtuesve të automjeteve lejen e drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 26.000 lekë të rinj, si dhe zbritje nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 115 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 6.000 lekë deri në 12.000 lekë të rinj secili.

Lexo edhe :  Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur??dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit?, si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV